ISLAMABAD, 14 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti afgan, Ashraf Ghani mbërriti sot në Pakistan në vizitën e parë zyrtare me shpresën e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit për paqen në vend.
Ghani do të qëndrojë dy ditë në Pakistan. Përveç disa takimeve zyrtare, ai do të marrë pjesë në një ndjeshje kriketi mes dy vendeve të tyre në Islamabad, simbol i qetësisë sportive pas disa viteve marrëdhëniesh të tendosura.
Dy vendet kanë akuzuar njëri tjetrin si shkaktarë të paqendrueshmërisë lokale duke mbështetur grupet rebele islamike talebane, afgane në luftë kundër Kabulit apo pakistanezët në luftë kundër Islamabadit. /
/ec/