Pakistan, shpërfyrohen me acid
vajzat që përdorin celularin

Pakistan, shpërfyrohen me acid <br />vajzat që përdorin celularin
PAKISTAN- Një xhami e vogël në Noshki, qytet pakistanez në kufi me Afganistanin, sot është në vëmëndjen e të gjithkujt. Por nuk bëhet fjalë për arkitekturën e rafinuar që e karakterizon këtë qytet, por për një nga dramat më të hidhura që nuk po gjen drejtësi në këtë vend. Në fillim të muajit maj është prononcuar tragjedia e një “fatwa” besimtare muslimane, e ka të bëjë me një rregull që fton të gjithë besimtarët musliman të shpërfytyrojnë me acid fytyrat e grave që përdorin telefonin celular.
Ajo që vihet kundër këtij rregulli tradicional që është vënë nga meshkujt, e ka fatin tashmë të shënuar në këto zona rurale. Vajzat që nuk i janë bindur këtyre urdhërave, të cilat kanë dalë jasht mureve të shtëpisë, ndëshkohen në mënyrë ç’njerëzore duke i shpërfytyruar fytyrën me acid, në mënyrë që shenjat e përhershme që u mbeten, t’u shërbejë që të kujtojnë atë që i pret dhe që i merr nderin prindërve të tyre dhe bashkëshortëve të tyre.

Pavarësisht këtij nështrimi, ka dalë në dritë një lëvizje shumë domethënëse për këto vajza dhe gra, e cila po lufton kundër këtyre abuzimeve.
Ndërsa meshkujt gjithnjë e më tepër distancohen nga këto sisteme që nxitin për të ndryshuar bindjet e femrave të kësaj zone.
Kjo ngjarje ka frymëzuar filmin Saving Face, i cili është fitues i çmimit Oskar të këtij viti si dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër. Filmi rrëfen për historinë e një mjeku i cili kuron viktimat e shpërfytyruara me acid. Kjo nismë ka traguar se u ka dhënë kurajo vajzave të reja pakistaneze të cilat kanë filluar të rebelohen.
Kjo ka ndodhur jo vetëm në rrugë virtuale, (në rrjetin e një faqe interneti ku ato fyejnë dhe ofendojnë këto meshkuj që sillen si frikacakë), por edhe me fakte.
Është rasti vajzës së re pakistaneze e quajtur Nabila, e cila banon në Faisalabad, ku në marsin e kaluar i është dorëzuar autoriteteve, për shkak se i kishte hedhur acid në sytë e të fejuarit të saj, i cili e tradhëtonte prej kohësh. Tani Nabila gjendet në burgun lokal. Ky njoftim shpesh nuk aplikohet për meshkuj, të cilët janë fajtorë me raste të ngjashme.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin