Pakistan, sulm kamikaz në gjykatë
12 viktima, vriten 4 terroristët

Pakistan, sulm kamikaz në gjykatë<br />12 viktima, vriten 4 terroristët
Të paktën 12 persona u vranë dhe 52 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të dy bombave në një gjykatë në Pakistanin veriperëndimor. Shpërthimet u shënuan në gjykatën lokale në qytetin e Mardanit.

“Deri tani kemi gjetur 12 trupa avokatësh policësh dhe civilësh”, u shpreh Haris Habib, zyrtari më i lartë forcave të shpëtimit “Përveç kësaj, ne shpëtuam 52 të plagosur, shtoi Habib.
 
Atentatori fillimisht lëshoi një granatë e më pas u hodh në erë në mes të turmës. Mediat lokale thonë së sulmi u mor përsipër nga Jamaat ul Ahrar një grup i talebanëve.

I njëjti grup ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur pak ditë më parë në spitalin në Kueta, ku mbetën të vrarë 73 persona.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave