Pakistan, sulm kamikaz në një shkollë
policie, 59 viktima, 120 të plagosu

Pakistan, sulm kamikaz në një shkollë<br />policie, 59 viktima, 120 të plagosu
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi kamikaz në një shkollë policie në Pakistan. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup kamikazësh, të përbërë nga katër persona kanë hedhur veten në erë në një qendër trajnimi të policisë në Quetta. Ndërkaq një prej sulmuesve  u vra nga forcat e sigurisë e ndërsa tre të tjerë humbën jetën teksa shpërtheu bomba. Sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Përgjegjësinë e sulmit e kanë marrë militantët e grupit islamik. 

“Është një tragjedi e vërtetë” u shpreh ministri i brendshëm i rajonit.Kamikazët targetuan pikërisht akademinë ku jetojnë rreth 700 nxënës që trajnohen për të qënë policë. Më shumë se 200 të rinj u shpëtuan pas sulmit të ndodhur

Sulmi është kryer nga luftëtarët e Shtetit Islamik, ISIS”, shkruhet në agjencinë e lajmeve të këtij grupi ‘Amaq’

Quetta është kryeqyteti i provincës Balochistan, e cila është duke u përballur me një kryengritje, si dhe me sulmet nga  militantët islamikë. 



[gallery]19297[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin