STAMBOLL, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ushtria pakistaneze intensifikoi sot operacionet e saj kundër talebanëve pranë kufirit afgan duke pohuar se kanë vrarë më shumë se 50 rebelë islamikë, si përgjigje ndaj masakrës në shkollën e Peshauarit, sulmi më i përgjakshëm në historinë e vendit ku humbën jetën 149 persona.
Sulmi që nodhi të martën në Peshauara (veriperëndim) që u morr përsipër nga Lëvizja e Talebanëve të Pakistanit (TTP), grupimi kryesor rebel islamik i vendit, ishte në reprezalje ndaj ofensivës së lëshuar në qershor nga ushtria në Vaziristanin e Veriut, bastioni më i rëndësishëm i rebelëve përgjat kufirit afgan.
"Kjo masakër risolli vendosmërinë e ushtarëve për eleminimin total të talebanëve", garantoi ushtria pas kësaj tragjedie kombëtare.
Në zonën tribale të Kiberit, ushtria tha se vrau sot 32 rebelë islamikë në një pritë, më pas 18 të tjerë në një operacion të dytë, një bilanc ky që ishte i pamundur të konfirmohej nga burimet e pavarura.
Forcat pakistaneze intensifikuan gjithashtu operacionet kundër grupimeve terroriste në shumë qytete të mëdha të vendit, kryesisht në Karaki (jug), qytet i madh i paqëndrueshëm me 20 milionë banorë./
/G.S/












