Eksperti i arteve marciale, Mohammad Rashid arriti të thyejë rekordin botëror të thyerjes së arrave me kokë.

Siç mund të shihet edhe në video, pakistanezi theu arrat të vendosura në 6 tavolina, duke lënë vetëm disa pa thyer pasi përfundoi koha në dispozicion.

Njerëzit filluan të duartrokasin dhe të brohorasin për rekordin e ri të vendosur. Pas përfundimit të provës, balli i të riut ishte skuqur nga gjaku si pasojë e përplasjeve të dhunshme të arrave me kokë.

Rekordi i ri me 155 arra në vetëm një minutë është ndjeshëm më i lartë se ai i mëparshm me vetëm 44 arra të thyera. Video është filmuar në festivalin e përvjetshëm të Punjab-it, në qytetin e Lahore.

Brenda pak ditësh video ka marrë mijëra klikime në internet.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)