VLORË- Një pako e dyshimtë është konstatuar rrreth orës 14:40 në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.

Fillimisht u raportua se ishte një sasi eksplozivi me telekomandë që i ishte vendosur një makine e që kishte rënë në rrugë, por më pas ka rezultuar një alarm fals. 

Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana bën një shpërthim të kontrolluar, ku në fund rezultoi se ishte thjesht një tako druri. Kjo alarmoi edhe banorët e zonës, të cilët kanë qenë pikërisht ata që njoftuar policinë. 

"Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri", njoftoi Policia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
U raportua se ishte bombë në Vlorë, zbulohet çfarë kishte brenda pakos së zezë në Vlorë

1650903609_Sequence03.00252410.Still019.jpg

Report Tv bën me dije se ajo që u raportua fillimisht si eksploziv, ishte thjesht një tako druri.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri", njofton Policia. 

Ora 18:13
VIDEO/ Bomba me telekomandë në Vlorë, momenti kur forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Forcat xheniere të ardhura nga Tirana kanë kryer shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë e cila u konstatua në rrugë në lagjen ‘1 Maji”, në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër në Vlorë. Pakoja ka pasur lëndë plasëse, teksa Report Tv sjell momentin e shpërthimit.