'Pakoja e Madhe' mbështetëse për 1 mln qytetarë, Rama uron shqiptarët për Vitin e Ri: S’mund t'ju linim vetëm në këtë dimër të vështirë

Në ditën e fundit të vitit 2022, kryeministri Edi Rama thotë se ka lënë ‘Pakon e Madhe’ mbështetëse të flasë për qytetarët shqiptarë, e cila do të shpërndahet në muajin janar. Kreu i qeverisë në një mesazh të shkruar në rrjetet sociale nënvizon se nuk mund të linim vetëm qytetarët shqiptarë në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, e mbi të gjitha për më të dobëtit. Kryeministri nënvizon se qeveria ideoi Pakon e Madhe, që t’u vijë në mbështetje qytetarëve në këtë dimër, por kjo mbështetje nuk e zëvendëson as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023.

‘Sot nuk e pashë të udhës të bëj një konferencë shtypi si çdo fundvit, po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë. Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë.’- thekson Rama.

Nga pakoja e madhe mbështetëse përfitues janë të gjitha kategoritë, duke filluar nga pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit. Kryeministri bën të ditur në se pakoja parashikohet të jetë rreth 8 miliardë lekë vjetra, pra 800 milionë lekë.

‘Pakoja ka 20 mijë lekët të reja në dorë për 6700 nënat kryefamiljare me ndihmë ekonomike, ashtu sikundër për herë të parë, qeveria shpërndan 20 mijë lekë të reja për sanitaret, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit dhe tërë punonjësit e tjerë të shtetit me një pagë bruto nën 60 mijë lekë, plot 27 mijë e 249 vetë, ku përfshihen edhe 1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësuese dhe edukatore, 2200 ushtarë bazë dhe mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës! Ndjehem i lumtur kur mendoj se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë aspak dimrin me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre të përditshëm. Por Pakoja e Madhe përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë - duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja.’- thekson Rama.

Kryeministri shton se kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as ti japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të pa lëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë.

‘Kjo pako e madhe nuk zgjidh të gjitha hallet, as nuk i jep fund luftës dhe impaktit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të palëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë, si edhe mishëron kujdesin dhe vëmendjen e pandarë të qeverisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira. E mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave dhe nëse sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për thuajse 1 milionë shqiptarë, kjo ndodh pikërisht sepse ne jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa. Gëzuar.’- shkruan Rama.

695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe, e cila do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Po ashtu 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë. Sakaq 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë nga Pakoja e Madhe, theksoi kreu i qeverisë.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh, megjithatë inflacioni në vendin tonë ka mbetur në nivele më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:35
Pakoja e Madhe, Rama: 12 mijë punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë do marrin 20 mijë lekë të reja

12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto do të marrin 20 000 mijë lekë të reja nga Pakoja e Madhe e cila po shpërndahet nga qeveria për Vitin e Ri 2023. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili uron të gjithë miqtë gojëmbël e gojëthartë për një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja.

‘Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja.’- shkruan Rama.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 31/12/2022 12:38

    O hajdut, i pafytyre, injorant e harbut. Po te papunet mor maskara, pse nuk perfitojne asgje?

    Përgjigju
    • Arbërori: 01/01/2023 11:20

      Ky hajdut e harbut ështé vetëm shqipfolës o vlla , sepse Edvin tradhtari ështé shkja shqipfolës

    • Cubi: 01/01/2023 11:19

      Jo po kujtojn se u be deti kos edhe o burra lugen ne brez. Persa I perket punes e duan neper zyra pavarsisht se sdi ta bej. Po te kerkosh nje puntor per ndonje pun ste vjen se don ne dit 40 mij lek te vjeter. Eshte me mir te qendroj tere diten neper kafe e te mos vij, kur i pytet a kan punuar thon ska pun fare. Keta jan ata tipa qe jan mesuar duke perfituar qyl gjith kohes.

    • Pa emer: 31/12/2022 15:17

      Problemi ashte se shume shqiptare duam pune te mira apo ne baze te shkolles qe kana mbaru plus kesaje kerkojne page qe marrin ne Itali apo ne France ata duhet ta dine se shumica e shqiptarve jashte punojne ne pastrime dhe ndertim dhe me nje page mesatare 1200 euro neto por duhet te paguajne qira drita gas.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin