‘Pakoja e Madhe’, nis shpërndarja e 20 mijë lekëshit te punonjësit e zonave të mbrojtura! Rama: Kujdesen për xhevahiret tona

‘Pakoja e Madhe’, nis shpërndarja e 20 mijë lekëshit te punonjësit e zonave të mbrojtura! Rama: Kujdesen për xhevahiret tona

Rysni Kyqi

TIRANË- ‘Pakoja e Madhe’ është shpërndarë tashmë edhe tek punonjësit e zonave të mbrojtura. Një prej tyre është edhe Rysni Kyqi, i cili ka marrë shumën prej 20 mijë lekësh.

“Jam Rysni Kyqi, pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fierit,  terreni është sfida jonë dhe përgjegjësi e madhe të kujdesjes për parkun Kombëtar Divjakë Karavasta. KAM 45 vite me këtë punë, vitet e fundit për shkak të moratoriumit shikojmë një rritje të dukshme të florës dhe faunës së egër. Ky fillim vit mua bashkë me kolegët e mi na gjen më të mobilizuar se vitet e tjera, kjo edhe për shkak të 20 mijë lekëshit të dhënë nga Pakoja e Qeverisë”, tha ai.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar videon, duke i cilësuar këto punonjës si ndër sektorët më të rëndësishëm që mbrojnë xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare.

“Një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare, të cilët e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër të vështirë për mbarë Europën”, shkruan Rama.

Pakoja e Madhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako 8 8 miliardë lekëshe, do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja