Mbi 8 miliardë lekë për 1 mln shqiptarë, të gjitha shifrat e Pakos së Madhe anti inflacion! Kategoritë që përfitojnë dhe shuma që marrin duke filluar nga nesër

Mbi 8 miliardë lekë për 1 mln shqiptarë, të gjitha shifrat e Pakos së Madhe anti inflacion! Kategoritë që përfitojnë dhe shuma që marrin duke filluar nga nesër

Foto ilustruese

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

Paketa është miratuar së fundmi ndërkohë që paratë do të ndahen duke filluar nga dita e nesërme, para në dorë për çdo kategori, pagesa duke filluar nga 8000 lekë të reja deri në 20 lekë të reja. Bëhet fjalë për 1 milionë shqiptarë që përfitojnë drejtpërdrejtë nga kjo paketa që Qeveria e quan Pakoja e madhe.

695 mijë do të jenë pensionistë që do të marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe, po ashtu 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë të reja. Sakaq 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20. 000 lekë të reja nga Pakoja e Madhe.

1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësues dhe edukatorë1200 efektivë këmbësorie të ushtrisë, 2200 ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës do të paguhen me nga 20 mijë lekë të reja pasi janë kategori që marrin më pak së 60 mijë lekë të reja pagë bruto. Ndërkohë që 11.000 infermierë, 5411 mjekë, 30. 693 mësues dhe edukatorë, 15. 384 punonjës sigurie, 9604 punonjës policie, 4588 forca të policisë së Burgjeve dhe 14. 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja për shkak se e kanë pagën më shumë se 60 mijë lekë të reja.

Përjashtim nga ky rregull bën disa kategori, të cilat edhe pse e kanë pagën mbi 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 20 mijë lekë të reja fillimvitin e ardhshëm dhe ato janë: 430 Punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; 72 efektivët e Forcave Speciale Delta; 218 efektivë të Forcave Speciale RENEA dhe 253 efektivë të Njësisë së Operacionale apo Zjarrfikësit.

Kryeministri Rama e konsideruar këtë pako ndihmë si shumë të rëndësishme për të zbutur pasojat e inflacionit edhe pse sipas tj kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as ti japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, “por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të pa lëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë”.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh, megjithatë inflacioni në vendin tonë ka mbetur në nivele më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

Të gjitha shifrat e paketës

Paketa e plotë                  8 miliardë e 68 milionë lekë të reja për rreth 1 milionë qytetarë

Kategoritë sociale që përfitojnë:
695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 000 lekë të reja
6700 nëna kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të marrin nga 20.000 lekë të reja
71 mijë persona me aftësi të kufizuar do të marrin nga 8000 lekë të reja
57.300 familjet me ndihmë ekonomike do të marrin nga 8000 lekë të reja

Administrata nga 10 deri në 20 mijë lekë të reja
27. 249 punonjës
do të administratës do të përfitojnë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të reja nga të cilër janë
12. 280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 20.000 lekë të reja, ku përfshihen sanitarët, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit etj

1181 zjarrfikës
3267 infermierë
6045 mësuese dhe edukatore
1200 efektivë këmbësorie të ushtrisë
2200 ushtarë bazë
Mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës

Punonjës të administratës me pagë mbi 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 10.000 lekë të reja:
11.000 infermierë
5411 mjekë
30. 693 mësues dhe edukatorë
15. 384 punonjës sigurie
9604 punonjës policie
4588 forca të policisë së Burgjeve
14. 318 nëpunës

20 mijë lekë të reja do të marrin gjithashtu edhe disa katori, edhe pse e kanë pagën më të lartë se 60 mijë lekë të reja:
430 Punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë
72 efektivët e Forcave Speciale Delta
218 efektivë të Forcave Speciale RENEA
253 efektivë të Njësisë së Operacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 31/12/2022 18:27

    Po punonjesit e sektorit privat qe marin me pak se 60 mije lek ne muaj? Apo vk atyre se per ata ska inflacion. Jepi lek te korruptuarve te administrates, qeveri k*rve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve