Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon orkestrën e Forcave të Armatosura, një krijesë e rilindur prej dekadash. Rama shkruan se 1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga ndihma e pakos së madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër nga inflacioni i luftës.
“Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë.
1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Evropën nga inflacioni i luftës.”- shkroi Rama.
Pakoja e Madhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako 8 8 miliardë lekëshe, do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.
Eshte nje kryeminister qe mendon gjithmon per popullin e tij
PërgjigjuPerhere e ka treguar Rama qe eshte me qytetaret dhe po jep mbeshtetje per te gjithe.Respekte
Përgjigjunje motivim me i mire per punen e tyre
PërgjigjuKa lezet qe jepen keto ndihma sidomos ne kete peridh kaq te veshtir
PërgjigjuNdihme shume e madhe per forcat e armatosura pasi ata punojne fort dhe puna e tyre duhet vlersuar
PërgjigjuDicka mese e merituar pasi keta jane persona qe na vije ne ndime ne cdo kohe e moment
Përgjigju