Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të japë 100 euro ndihmë për pensionistët. Në mbledhjen e fundit, është vendosur që të shkojnë mbi 28 milionë euro që qytetarët të kenë më të lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve.
Në këtë ndarje buxhetore do të ndahen 100 eurot e parapara për pensionistët në kuadër të Pakos së Inflacionit.
“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetjen me shumë të menjëhershme me shumë prej 100 euro për pensionistët tonë”, tha kryeministri Albin Kurti.
Pensionet do të shpërndahen në mes të muajit.
Ndër të tjera, Kosova ka vendosur shtesë me 50 euro në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së ndihmës nga Qeveria e Kosovës për pensionistët duke thënë se Kosova po ndërmerr hapa konkretë për mbështetjen e shtresave në nevojë.
‘Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.
100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.
Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.’- shkroi Meta.
-
Te kish thene dikush tjeter kete?!Po ky kryehajnni me kryehajnin Berisha pse?!!Haj medet more Mehmet!
Përgjigju -
pse del akoma ky neper portale
Përgjigju -
ishalla e kalbin ne burg liken
Përgjigju -
Del flet dhe per kosoven ky si mjafton shqiperia do te fusi hundet te vjedhi dhe andej
Përgjigju -
Cpune ke me kosoven ti o meta o bualla
Përgjigju -
Shqiptaret ne vend te kerkojne thjesht mbrojn hajdutet e te dyja kraheve ngordhshi ishalla
Përgjigju -
Eshte vetem paketa e pare mor koksapun, nuk ka mbaruar akoma mbeshtetja e qeverise per popullin.
Përgjigju -
O p*** po tha vetem per tetorin nuk tha pergjithmone.
Përgjigju -
po ku u bone ti o ftyrpatate per te fol per pensionet ik ore shporru
Përgjigju -
Mos i ke vjedh ti ndoshta edhe ska me?
Përgjigju










Komente
Komento