Burime nga Presidenca kanë folur për Report Tv lidhur me marrëveshjen me Greqinë për detin. Burimet konfirmojnë për Report Tv se deri më tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
/Shqiptarja.com
Gjithashtu, të njëjtat burime deklarojnë se nuk është pyetur ende Presidenca lidhur me marrëveshjen e detit me shtetin fqinj.
Ndërkohë, kjo deklaratë e Presidencës vjen në kulmin e debateve për çështjen e paktit detar, ku opozita ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, me pretendimin se po i shet detin Greqisë.
Nga ana tjetër, pala greke pranoi një ditë më parë se marrëveshja e bërë me Berishën, gjatë qeverisjes së këtij të fundit, ishte e gabuar dhe në dëm të Shqipërisë.
d.c./shqiptarja.com







