Ka përfunduar sot raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me çështjen detare. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila ka njoftuar se është mbyllur raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve fqinje.
Ndërkohë, deri më tani janë arritur dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për marrëveshjen e heqjes së vulës apustile dhe njohjen e ndërsjellë të patentave.
Raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme