Pakti i 17 majit, Rama: Basha se mbajti premtimin për integrimin

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli gjatë një interviste zbuloi një detaj të fshehtë të marrëveshjes me Lulzim Bashën në datë 17 maj. Rama u shpreh se kishin rënë dakord në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, që në Bruksel të ishin së bashku me Lulzim Bashën, por shtoi ai, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur.

Rama theksoi se boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, do ta mbushim me forcat tona. Kreu i ekzekutimit përsa i përket hapjes së negociatave përsëriti edhe njëherë se nuk po kërkojmë favor, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë.

"Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave.

Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria.

Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut.

Pra pastrimi i sistemit ka nisur. Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu sëbashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona. Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme. Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq” tha ai.


d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën