Listat dhe tërheqja nga shkarkimi i Metës/ Parlamenti do të mblidhet 4 herë brenda 7 ditëve, nesër votohet Pakti i 5 Qershorit

TIRANE-Brenda shtatë ditëve Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në katër seanca plenare. Nesër do të zhvillohet normalisht seanca e radhës e Kuvendit, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare, ndërsa fundi i Korrikut do të jetë i nxehtë, pasi në tre ditë do të ketë tre seanca radhazi.

Kuvendi i Shqipërisë njofton se Konferenca e Kryetarëve miratoi  sot kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020. "Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020" thuhet në njoftim. Por çfarë do të miratohet? Dy janë çështjet që pritet që të miratohen.

E para lidhet me ndryshimet kushtetuese, që ka të bëjë me hapjen e listave dhe koalicionet. Ndërsa brenda këtij sesioni parlamentar, pritet që të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm që u ngrit për Ilir Metën, ku PS-ja u tërhoq nga shkarkimi.

Vendimi per futjen ne seance plenare neser te paktit te 5 Qershorit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ziguri: 22/07/2020 13:00

    TERHEQIA NGA VENDIMI I SHKARKIMIT TE ILIR FLORIRIT ESHTE TURPI ME I MADH I RAMES DHE FATUREN DO TA MARI NR ZGJEDHJE SEPSE DO VI NE PUSHTETBANDA KRIMINALE E SALI BERISHES DHE HAJDUTEVE TE LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur