Pakti për strehimin/ Shqipëria do
të presë 2000 muxhahedinë iranianë

TIRANE - Strehimi i muxhahedinëve iranianë pritet të jetë një nga pikat kryesore të axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Në maj të vitit 2013, qeveria e djathtë e kryeministrit Sali Berisha mori përsipër të strehojë rreth 210 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak. Gjatë seancës plenare të Kuvendit të enjten, kryeministri Rama pranoi se Shqipëria do të strehojë anëtarët e opozitës Iraniane.

Por, për ish kryeministrin Sali Berisha, muxhahedinët që pritet të vijnë në Shqipëri janë rreth 2000.

Asnjë nuk i do. Irani nuk i do, Iraku nuk i do se flirton me Iranin, IS nuk i do se i konsideron proamerikanë, etj. Kërkoj t’i premtohet sekretarit dhe të merren dhe ata 2 mijë e ca fatkëqij që kanë mbetur aty në kushte mjaft të vështira. Ky premtim është strikt për qëllime humanitare, njerëzore”­ tha Berisha.

Gjithashtu, mësohet se Kerry do të falenderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Kjo është një çështje që ka marrë paraprakisht edhe dakordësinë e opozitës në Shqipëri. Dhe jo rastësisht, në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Muxhahedinët i përkasin organizatës “Mujahedeen-e-Khalq” e themeluar 50 vjet më parë si një zë kundër dy regjimeve diktatoriale të Iranit. Regjimi i Iranit është ndër diktaturat më të egra në botë, një diktaturë në emër të religjionit. Anëtarët e organizatës “Mujahedeen-e-Khalq” njihen si opozitarë me qeverinë e sotme të Iranit. Opozita iraniane akuzon regjimin se ekzekutuar 120 mijë njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu gra të reja e të moshuara që luftojnë për të drejtat e tyre, për të drejtat e njeriut.
 
Azilantët 
Rreth 2000 anëtarë të opozitës iraniane pritet të strehohen në Shqipëri, sipas marrëveshjes së autoriteteve me OKB-në dhe SHBA-në

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion