'Pakti për Universitetin', Manastirliu: Studentët e mjekësisë do të trajnohen jashtë vendit

'Pakti për Universitetin', Manastirliu: Studentët e mjekësisë do të trajnohen jashtë vendit

Ministrja Ogerta Manastirliu në takim

14 studentë do të trajnohen për 7 ditë nga ekspertët më të mirë të mjekësisë në Frankufrt të Gjermanisë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe "Global Fund" me Universitetin e Mjekësisë, 14 studentët do të shkojnë në Frankfurt të Gjermanisë. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastariliu takoi studentët e përzgjedhur për trajnimin, duke theksuar se edukimi në vazhdim është një nga angazhimet e qeverisë shqiptare. 

“Jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara ‘Paktin për Universitetin’ me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë, me dërgimin për vizitë studimore të grupit të studentëve të ekselencës në Gjermani”, u shpreh Manastirliu në takim.

Takimi u zhvillua nga Universiteti i Mjekësisë dhe morën pjesë  drejtues të universitetit e mjekë të fushës.

Manastirliu  theksoni se në kuadër të Paktit të Universitetit, shumë shpejt forcohet Njësia Kërkimore e Universitetit të Mjekësisë me kompjutera të fundit  të teknologjisë. 

 “Universiteti i Mjekësisë vijon të përthithë studentët më të mirë, si garanci që sistemit shëndetësor publik nuk do t’i mungojnë mjekët dhe specialistët e aftë”, tha Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës