Pakti për Universitetin/ Studentë dhe pedagogë diskutojnë në Repolitix, Ndreca: Universitetet, të vetmet që nuk reaguan

Pakti për Universitetin/ Studentë dhe pedagogë diskutojnë në Repolitix, Ndreca: Universitetet, të vetmet që nuk reaguan

Paneli i emisionit Repolitix

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga, po diskutohet Pakti për Universitetin, platforma me 13 pika që synon t’i japë zgjidhje kërkesave të studentëve dhe problemeve me arsimin e lartë në Shqipëri. Të ftuar janë studentë dhe pedagogë, si edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe këshilltari i Kryeministrit për Arsimin, Albert Nikolla. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, u shpreh se nga ana e Universiteteve nuk ka një reagim konkret për të ofruar zgjidhje për cështjen e studentëve. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Plagjiaturat/ Nikolla: Ministria do të mbledhë titujt e pedagogëve dhe do verifikohen, vendimi për ta është i Universitetit

Në studion e Repolitix, pedagogia Erka Caro dhe këshilltari i Kryeministrit për Arsimin kanë replikuar për çështjen e plagjiaturave të pedagogëve dhe kërkesën që ka bërë qeveria për të verifikuar ministria titujt e pedagogëve.

Diskutimet në Repolitix

Nikolla: Roli i qeverisë është shqetësimi për këtë gjë që ka ndodhur.

Erka Caro: Ne s’kemi patur mjetet për t’a bërë.

Albert Nikolla: Këtë e shoh edhe vetë si problem, ne s’kemi fonde për kërkimin shkencor.

Caro: Ne biem dakord që ky problem është real.

Nikolla: Si shkon ky bord dhe blen 70 mijë euro një makinë? Atëherë problemi është tek ju o zotërinj, jo tek qeveria…. Qeveria i thotë universitetit të mbledhë të gjithë titujt e pedagogëve që ka atje dhe MASR i verifikon me plagjiaturën dhe vendimmarrjen e merr universiteti.

Caro: Kjo duhet të jetë kompetencë  e Universitetit. Ministria kërkon të gjithë titujt, dhe ne reaguam me këtë deklaratë.

Studenti: Shqetësimi ynë defakto i doktoratës është që të marrë fund. Sesi do të zgjidhet për ne ka shumë pak rëndësi. Këtu ka shumë pedagogë që s’kanë ende doktoraturën dixhitale.

Ora 21:02
Ndreca: Vetëm universitetet kanë qëndruar statike përballë Paktit të ofruar nga qeveria

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i ftuar në studion e Repolitix, ka thënë se përballë Paktit të publikuar nga qeveria, universitetet kanë qëndruar të “ngrira”. “Do të thoja se më ka bërë përshtypje se i vetmi faktor që është statik është pjesa institucionale e universiteteve. Kryeministri doli me një kabinet të ri para studentëve. E vetmja strukturë dhe segment që merr pjesë në zbatimin e ligjeve është ministria. “-tha Ndreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave