TIRANE- Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report Pal Shtjefni thotë se nuk e ka ndihmuar Gjergj Ndrecën për t'i vënë flakën vetes dhe se e ka marrë çakmakun për të ndezur cigaren e tij. Lidhja telefonike u bë rreth orës 14: 27 minuta me gazetaren Mira Kazhani, disa orë pasi Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej duke u lyer me benzinë e vënë flakën vetes. Nga pamjet e Tv A1 Report duket se në një moment Perikli Shtjefni, i cili njihet nga shoket si Pal Shtjefni i afrohet dhe nxjerr nga xhepi një çakmak. Deri në atë moment Ndreca nuk kishte marrë flakë. Dhe menjëherë më pas ai merr flakë.    

Mira Kazhani: Ju ia vutë flakën Gjergj Ndrecës?
Pal Shqefni:
“Nuk ia vendosa unë flakën. Ai u dogj vetë. Kur doli nga tualeti ishte lidhur me benzinë. Unë vajta mora një batanije dhe një bidon me ujë për të fikur zjarrin. Në momentin kur vajta unë ai i kishte vënë flakën.
Pse e nxorre çakmakun? 
E nxora për të ndezur cigaren.
Po pse do pinit në atë moment cigare?
Ai po bërtiste dhe ulëriste, dhe unë vajta për ta ndihmuar”.
Ku ndodheni?
Ndodhem në ambientet e Drejtorisë së policisë. Ka 3 orë që jam këtu dhe nuk ka ardhur askush të më pyesë. Me mua janë dhe dy oficerë policie.
Cfarë ndodhi pse vendosi sot Gjergji të vetëflijohej?
Problemet janë të mëdha. Unë kam bërë 10 vite burg në Spaç.
(Në këtë moment u ndërpre lidhja telefonike)
(sg/shqiptarja.com)