PALESTINË - Një raport mjeko-ligjor zvicerian ka zbuluar se ish-lideri palestinez Yasser Arafat u helmua. Arafat vdiq në vitin 2004 nga poloniumi radioaktiv.
Një skuadër ekspertësh zhvarrosi eshtrat e Yasser Arafat në qytetin e Ramallah, nëntorin e kaluar dhe mori mostra të ndryshme për të kërkuar shenja helmimi.
Tashmë, pas zbulimit të këtij lajmi, palestinezët akuzojnë izraelitët si fajtorë të vrasjes së liderit të tyre.
Por qeveria izraelite ka mohuar se ka pasur rol në vdekjen e Arafat duke thënë se ai ishte një 75-vjeçar dhe kishte një mënyrë jetese jo të shëndetshme.
Një investigim i televizionit Al Jazeera vitin e kaluar raportoi për shenja poloniumi në sendet personale të Arafat, të cilat iu dhanë gruas së tij nga spitali ushtarak francez ku ai vdiq.
Prof. David Barclay, një shkencëtar mjeko-ligjor, tha për Al jazeera-n se shenjat e gjetura në eshtrat e Arafat konfirominin rezultatet e gjetjeve të mëparshme në të brendshmet, furçën e dhëmbëve dhe rrobave të tij.
Pasi u sëmur në tetor të vitit 2004, Arafat shfaqi simptoma gastroenterit, diarre dhe të vjella. Fillimisht zyrtarët palestinezë thanë se ishte thjesht një virus.
Më pas, Arafat fluturoi për në Paris një aeroplan qeveritar, por ra në koma pak pas arritjes në spitalin ushtarak “Percy’. Ai vdiq në 11 nëntor 2004.
Doktorët në atë kohë thanë se e kishin të pamundur të përcaktonin origjinën e sëmundjes. Asnjë autopsi nuk u krye mbi trupin e pajetë të ish-liderit palestinez.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com