Palestinezët e rripit të Gazës, kanë sulmuar Izraelin. 200 raketa thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite kanë sulmuar Izraelin i cili është  kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe tanke.

Tre izraelitë u lënduan nga ky sulm, ndërsa nga kundërsulmi i Izraelit u vranë tre palestinezë, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj të vogël sipas zyrtarëve të Gazës.

Ndërkohë katër palestinezë, duke përfshirë dy militantë të Hamasit, u vranë të premten pas një sulmi ku u lënduan dy ushtarë izraelitë njofton BBC.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka dënuar  sulmin ndaj civilëve, pasi sipas tij është “krim kundër njerëzimit”.