Partia Socialiste ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të ndalur vazhdimin e abuzimeve me lejet e ndërtimit që jepen jashtë normave ligjore e urbane.
Deputetja Socialiste Esmeralda Shkjau në një deklaratë për mediat tha se ky vendim do të ndalojë gjithë drejtuesit vendorë, si Lulzim Basha, që kanë dhënë leje në kundërshtim të plotë me interesin publik.
Duke kujtuar projektin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, i cili do të ndërtojë një kompleks pallatesh shumë katëshe tek diga e Liqenit Artificial, deputetja e PS-së tha se vendimi i qeverisë së djeshme i jep fund fenomenit Lul.
“Në vend të parkut sportiv kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë lejen për të ndërtuar një mur gjigand betoni, me pesë kulla njëzetkatëshe vrojtimi, që ndan qytetin e qytetarët nga parku i mbetur i liqenit. Po nuk është vetëm kaq dhe nuk mbaron vetëm tek kjo leje abuzive, shpërdorimi i detyrës dhe i besimit të qytetarëve nga kryebashkiaku Lulëzim Basha. Dhjetëra leje të tjera të dhëna në kundërshtim të plotë me interesin publik e qytetar, kanë marrë apo presin të marrin firmën e Lulëzim Bashës”, deklaroi deputetja socialiste.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO