Një godinë 5 katëshe rrezikon shembjen në lagjen numer 5 në Kukës. 14 familje që jetojnë në të përballen çdo ditë me frikën se nga momentinë moment objekti do të shembet. I ndërtuar mbi 40 vite më parë, ky pallat po humbet qëndrueshmërinë për shkak të lagështisë së madhe.
Banorët shprehen se në kohë me rrezhje shiu , uji depërton brenda ambjenteve duke e përkeqësuar më tepër suituatën. Ata bëjnë apel për ndihmë, madje duke kontribuar edhe vetë brenda mundësive që ata kanë, por së pari kërkojnë një studim për rrezikshmërinë që mbart.
"E kemi problem se kemi frikë shumë të madhe për fëmijët tek komshija po ashtu të gjitha hyrjet janë jashtë përdorimit. I bëjmë thirrje bashkisë kush ka mundësi të na ndihmojë. Problemi është se hyjmë e dalim me rrezik se tullat janë gati gati në shembje", shprehen disa nga banorët.
Edhe disa pallate të tjera të këtij qyteti pothuaj kanë këtë situatë në mungesë të mirëmbajtjes. Ndërkohë që dëmtimi i fasadave të tyre ku rrëzohen pjesë të tyre është kthyer në një rrezik si për banorët edhe kalimtarët.
Ca u ka ba kryetari i PD ju??
Përgjigjukerkojani kryetarit te bashkis.Ai eshte pergjegjes.
Përgjigju