Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti dhe dërgon dosjen për gjykim.Një muaj kohë iu desh prokurorit të çështjes për të verifikuar dy kallëezimet penale të regjistruara kundër kreut të INUK. Kallëzimi i parë kundër tij u regjistrua në 9 qershor nga Xhuvi Sharxhi dhe Gerti Çalliku, pronarët e një shoqërie ndërtimi në Tiranë ndërsa kallëzimi i dytë nga Bashkia e Tiranës, e cila e akuzon për pezullimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e bulevardit të ri.
/Shqiptarja.com











