Pallati 5 katësh i anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë në 6 shkurt, është kthyer së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman.
Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. Gjithashtu, të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Sot, godina ku ata dikur banonin është kthyer në atraksion turistik. Të gjithë ata që kalojnë aty ndalojnë për të bërë foto. Madje ka nga ata që marrin posaçërisht rrugën për të pasur një foto me “pallatin shembullor”.
Lajmi kryesor:
Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti që goditi Turqinë, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura! 184 ndërtues të arrestuar, 600 nën hetim
Ora 08:28
Pallati u anua me gjithë themele pa iu thyer asnjë xham, ndërtesa në Turqi kthehet në atraksion turistik
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
37.5%
-
Jo
54.7%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1103
Lajme të tjera
-
Korri sërish fitore në Turqi, fjalimi i parë i Erdogan pas zgjedhjeve: Triumfoi demokracia, do rizgjidhim marrëdhëniet me vendet mike! Ja plani ynë
31 Maj, 13:09
-
Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
29 Maj, 17:44
-
Aksident në Turqi, autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur
29 Maj, 09:01
-
Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë
29 Maj, 08:47
-
Profili i Erdogan, nga shitës limonadash në njeriun me të pushtetshëm në Turqi
28 Maj, 22:23
-
Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë! Politikanë të ndryshëm në botë e përgëzojnë! Rama e Begaj: Miqësia mes dy vendeve tona do rritet
28 Maj, 19:56
-
Turqia pret verdiktin e qytetarëve për presidentin e ri, Erdogan shpërndan para për fëmijët në shkollën ku votoi (VIDEO)
28 Maj, 16:03
-
Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për një mandat të tretë! Fiton me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të tij opozitar
28 Maj, 07:38
-
Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për balotazhin presidencial në Turqi
27 Maj, 21:01
-
Të dielën balotazhi në Turqi, ‘nxehen’ tonet e fushatës! Erdogan ‘sulm me postera’, rivali me plan kundër emigrantëve
27 Maj, 15:52
-
Nesër zgjedhjet në Turqi, Erdogan favorit para raundit të dytë! Kreu i opozitës shpreson për një ndryshim
27 Maj, 08:09
-
Sfida për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s, emrat që nuk pranohen nga disa vende anëtare
26 Maj, 21:26