TIRANE- Në funksion të krijimit të një ideje vlerësuese më të plotë, inspektorët e INUK gjatë vitit 2011 janë njohur dhe me parashikimet në përmbajtje të planit të përgjithshëm urbanistik për zhvillimin e zonës qëndrore të qytetit të Vlorës, miratuar ky me vendimin nr.5 të datës 28 gusht 2002 të KRRTRSH si dhe me studimin pjesor të zonës, miratuar nga KRRT e bashkisë Vlorë, ku është parashikuar ngritja e këtij objekti. Në përfundim të shqyrtimit të kujdesshëm analitik dhe krahasues të këtyre dokumentave të rëndësishme, është konstatuar se studimi pjesor si dhe lejet derivuese të ndërtimit për objektin në fjalë, të miratuara nga KRRT e bashkisë Vlorë, lejojnë ndërtimin në një teritor, i cili në planin rregullues të përgjithshëm urbanistik për zhvillimin e zonës qëndrore të qytetit të Vlorës, të miratuar nga KRRT dhe KRRTRSH, nuk klasifikohet si zonë e destinuar për ndërtim.
Konkretisht në materialet grafike që ilustrojnë këtë plan rregullues, në mënyrë të qartë territory në fjalë paraqitet grafikisht në hartën dhe legjendën përkatëse, si një zonë e lirë nga ndartimet. Po kështu në rregulloren teknike shoqëruese të këtij plani ku përcaktohen parimet e përgjithshme ligjore teknike si dhe detajimet e nevojshme ku përfshihen kondicionet urbane dhe përshkrime të tjera të rëndësishme më karakter teknik.Punimet për hedhjen në det të inerteve, jo vetëm që mbështet konstastimin e INUK se një pjesë e sipërfaqes ndërtimore të këtij objekti sipas lejeve të ndërtuara,bie pikërisht në shtratin e detit. Në këto kushte, sipas INUK çështja duhet të hetohet me imtësi me qëllim nxjerjen para drejtësisë të përgjegjësve të këtyre shkeljeve që i hapën rrugë ndërtimit të pallatit.
Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com