Palmer: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për SHBA-në është çështje urgjente

  Palmer: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për SHBA-në është çështje urgjente

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë të një rëndësie primare arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë , ka deklaruar kështu Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë që presim, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara”, ka thënë Matthew Palmer.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-të përkrahin procesin e dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe i dërguari special i BE  Miroslav Lajçak, duke shpresuar që të dy palët do të vazhdojnë negociatat së shpejti. Palmer ka folur edhe për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne qartë ua kemi thënë partnerëve tonë në Beograd dhe Prishtinë. Është obligim i të dy palëve që të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”, ka vazhduar Palmer.

I pyetur për deklaratat e Kurtit se dialogu nuk është një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së tij, Palmer tha:

 “I kam dëgjuar prioritetet e Kurtit që theksojnë transparencë dhe qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit dhe rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë edhe prioritete tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodh në Kosovë”, ka thënë Palmer.

Megjithatë Palmer thotë se Kosova duhet të merret me politikën e jashtme dhe të bashkëpunojë me partnerët.

“Kosova mund të marrë pjesë në dialog në një mënyrë konstruktive duke punuar edhe në reformat e brendshme. Nuk shohë ndonjë kontradiktë në mes të këtyre prioriteteve”, ka thënë ndër të tjera Palmer.

Palmer në këtë intervistë për N1 ka folur edhe rreth asaj nëse Serbia duhet vendosë Ambasadën në Jerusalem. Ai ka thënë se i takon Serbisë se ku do ta vendosë Ambasadën, derisa ka theksuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet në Jerusalem

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë