Palmer mesazh të ri: SHBA sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

Palmer mesazh të ri: SHBA sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

PODGORICA - Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka deklaruar se me postin e ri që kori SHBA tregon se janë shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor.

Palmer  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.

"Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë ta vizitoj së pari pasi të mora  përsipër këtë pozicion," tha Palmer.

Sipas Palmer, i cili është edhe një ndihmës sekretar i shtetit, emërimi i tij në këtë post tregon  së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Marković uroi Palmerin, duke shprehur mendimin e tij se emërimi mund të bëjë arritjen e qëllimeve strategjike të rajonit më shpejt dhe të kontribuojë në stabilitetin  rajonal.

"Ne jemi veçanërisht të kënaqur që kjo pozitë është e zënë nga dikush aq i njohur me Ballkanin si ju," tha Markovi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja