I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Mattheë Palmeri cili ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare, u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar. Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit:
“Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.”
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Prishtinë Leonat Shehu, zyrtari i lartë amerikan i bëri këto komente në Kosovë të premten, gjatë një takimi me studentë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Zoti Palmer i bëri thirrje opozitës të shfrytëzojë rastin për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.
Ai tha se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt. Në këtë mënyrë, tha ai, opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.
Zoti Palmer foli edhe për reformën në drejtësi.
Fakti që më pak se 50% e mbi 160 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut kanë arritur ta kalojnë atë është tregues se sa i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar ka qënë sistemi i deritanishëm, tha ai.
Shqipëria, theksoi zyrtari amerikan, është në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokuroria Speciale Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë.
Zoti Palmer shtoi se ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
Ah mor palmer vellai nuk ven mend ata jan far e keqe far tradhetari jan rusoserb prandaj te shkojn sa me par para drejtesis !?
PërgjigjuO Z.PALMER OPOZITA I THENSHIN, ATA JANE KRIMINELE, KA HALLIN E VETINGUT,,KA HALLIN E PRONAVE,DHE TE SHTEPIVE,,NUK DUAN PUSHTETIN ATA,,SE E DINE QE POPULLI I URREN,,PSE I URREN THUA TI,,SEPSE KANE VRARE NE 4 VETA,,KANE VJEDHUR,,ETJ,,
Përgjigju