Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka, ka denoncuar sot aktin e mazhorancës menjëherë pasi BE kërkoi dialog dhe krijimin e kushteve që opozita të ushtrojë të drejtat e veta.

"Mazhoranca parlamentare ka ndërmarrë së fundmi një akt tjetër kundër opozitës, duke e përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar (IPU), qe zhvillon punimet nga 12 deri me 16 tetor në Gjenevë", theksoi Paloka, duke shtuar se kjo perben nje dhunim të të drejtave  te opozitës.

"Opozita nuk u njoftua për aktivitetin e rëndësishëm të IPU dhe qellimi eshte qe asaj t'i hiqet e drejta e pjesmarrjes, e fjalës dhe e votës në IPU, të drejta që i takojnë sipas rregullave të këtij institucioni ndërkombëtar e nuk mund t'ia japë apo t'ia heqë as Meta e as Rama sipas tekave të tyre. E gjithë kjo bëhet që opozita të mos ketë mundësi të denoncoje në organizmin më të madh dhe më te rendesishem  parlamentar ne bote, atë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë", theksoi kreu i grupit parlamentar te PD-se.

"Në të njëjtën kohë, ky akt është edhe pergjigja e menjëhershme, direkte dhe sfiduese që kjo mazhorance i jep kërkesave dhe kushtit të BE-së lidhur me marredhëniet me opozitën", tha ai. 

ATSH