Paloka fjalim përmbyllës në selinë e PD-së: Pranon 'rrudhjen' e protestës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, mbylli me një fjalim në selinë e PD-së protestën e opozitës duke përcjellë edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha i cili u ndodh në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndëesa në shkallët e PD-së para tij qëndronin të rinj të Forumit Rinor të PD-së. 

Paloka tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turimit "bashkia që duam". "Ne mund të jemi një ditë me pak, e një ditë më shumë" - tha Paloka, - duke pranuar kështu në një farë mënyrë edhe "rrudhjen" që pati protesta e sotme, me një numër dukshëm shumë më të vogël protestuesish se në shtatë tubimet e mëparshme. Por ajo që nuk ndalet - tha ai - është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. "Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më", tha Paloka.

"Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare", tha Paloka.

"Vëllezër dhe motra dua t'ju përshëndes për forcën dhe ekzistencën tuaj edhe emër të kreut të PD, zotit Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kotë studentët sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve. Shqipëria që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë. Pak ditë më parë DASH e cilësoi parlamentin e Edvin Rramës si qendrën e kanabisit dhe drograce të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t'u shpërndarë deri në SHBA. Ky raport dikur i është bërë vetëm Noriegës. Ne e dimë kush është Edi Rama dhe do rrimë ne shesh deri sa ai të largohet ai trimi ciniku që mbledh administratën nga Librazhdi në Vlorë dhe del aty për t'u tallur me hallet e shqiptarëve. Ai numëron sa kishte mbledhur opozita sot por ai nuk kupton një gjë. Ne do jemi në shesh. Ai duhet ta kuptojë se urrejtja e shqiptarëve është gjithë kohë aty dhe një ditë do ta largojë. Bën show me atë që vazhdon ta quajë parlament, por ajo është skena e bashkëpunimit me krimin. Ne kemi dalë për t'i dhënë fund një sistemi të korruptuar. Ne demokratë dhe LSI dhe gjithë partitë e opozitës do jemi bashkë derisa kjo qeveri të shporret. Vendi i tyre është në burg dhe atje do të përfundojnë", tha Paloka.


Lajmi kryesor:

Opozita 4 orë protestë pa Bashën dhe Berishën, militantët shpërthejnë në sherre mes njëri-tjetrit (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash