Opozita 4 orë protestë pa Bashën dhe Berishën, militantët shpërthejnë në sherre mes njëri-tjetrit (VIDEO)

Opozita joparlamentare protestoi për 4 orë, në tubimin e tetë kundër qeverisë, me thirrjet në kor: Rama ik. Në protestë mungoi lideri demokrat Lulzim Basha i cili u gjend në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së, duke shënuar të dytën mungesë siç ndodhi më 21 mars. Bojkotoi këtë protestë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e lënë gjithçka në dorë të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ish-deputetëve të PD-së, LSI-së dhe aleatëve të djathtë. Që në nisje të protestës, ish-deputeti Klevis Balliu me një grup protestuesish tentuan disa herë të kapërcejnë perimetrin e sigurisë me efektivë para Ministrisë së brendshme duke nxitur përplasje të vazhdueshme. Më tej tek parlamenti pati sërish përplasje të protestuesve me policinë, ndërsa nuk munguan kapsollët dhe shashkat. Dukshëm me më pak protestues se në tubimet e tjera, kjo protestë, pas disa orëve tek Kuvendi, ju drejtua Piramidës, aty ku dogjën një piramidë të ndërtuar në mënyrë simbolike prej tyre me dru dhe karton për të treguar pushtetin e krimit - sipas tyre.

Por ndryshe nga të gjitha protestat e tjera, në këtë tubim të tetë, pati përplasje edhe mes vetë protestuesve. Dhunë, grushte, goditje me shkelma. Nisi me një protestues me kapuç para Kuvendit i cili u rrah nga militantët, dhe më tej me një burrë tek Piramida që u godit me shpulla në fytyrë dhe shkulje veshi. Ndërsa e fundit që e pësoi nga "revolta" e protestuesve ishte edhe një zonjë. Ajo u shty dhe u tentua të rrihej prej protestuesve, ndërsa në një situatë ka ndërhyrë edhe operatori i Report Tv, Mirsal Hajdarmataj, i cili e ka larguar nga turma e irrituar. Shumë pranë këtyre konfrontimeve të pakuptimta në një protestë që supozohet kauzën ta ketë të njëjtë, qëndronin edhe ish-deputetët e opozitës, pa asnjë tentatië për të shmangur incidentet.

Sipas gazetarit të Report Tv Elis Memelli, protestuesit shpërthyen në dhunë pasi dyshonin se mes tyre ka persona të infiltruar nga policia.

Protestën e mbylli pas 4 orësh Edi Paloka me një fjalim në selia blu, ku solli edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha nga Gjermania. Një tubim që u mbyll teksa seanca plenare e Kuvendit vijonte. Protestat e radhës është më tre prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Bëri 'nxehmje' në mëngjes dhe u rrah te piramida, kush është protestuesi që u dhunua nga militantët e PD

Një nga protestuesit që u rrah ditën e sotme nga militantët e Partisë Demokratike tek piramida ishte bashkë me turmën që nga nisja e saj rreth orën 09:00. Ai është fotografuar duke bërë pompa në zonën përpara parlamentit dhe e ka shoqëruar turmën kur ajo u zhvendos përpara piramidës. Gjatë një konfrontimi fizik të ndodhur aty ai është sulmuar nga disa protestues të cilët e kanë qëlluar me grushte dhe shkelma dhe më pas e kanë përzënë nga turma.


Ora 16:00
Nuk ishte në protestën e opozitës, Berisha bën akuzën e fortë por më pas pendohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video nga momenti i konfrontimit të protestuesve duke e etiketuar njërin prej tyre si të infiltruar të policisë. Por duket se ai është penduar dhe më pas ka fshirë postimin.

Gjatë protestës së sotme u shënuan tre incidente të ngjashme ku dy burra u qëlluan me grushte dhe shkelma nga protestuesit ndërsa një grua u shty për disa momente derisa u nxor jashtë turmës.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës.

Ora 13:30
Xhelal Mziu i vë 'drynin' Bashkisë së Kamzës

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ishte ditën e sotme në protestën e opozitës. Ai u pa në mes të turmës përgjatë protestës. Sipas fotove të sjella nga qytetarët pranë shqiptarja.com edhe në protestat e mëparshme të opozitës punonjësit e Bashkisë së Kamzës kanë marrë pjesë masivisht duke lënë bosh zyrat e tyre. 

Ora 13:09
Gjatë konfrontimit mes protestuesve ishte i pranishëm dhe ish Zv/ Drejtori i Policisë (FOTO)

Në protestën e ditës së sotme të opozitës ishte ish-trupoja i Sali Berishës njëhkohësisht ish-zëvëndës drejtor i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj. Ai ishte i pranishëm edhe gjatë konfronitmit mes protestuesve kur këta të fundit dëbuan dhe rrahën me grushte një të dyshuar si të inflitruar nga policia.

Agron Kuliçaj
Ora 12:56
Paloka fjalim përmbyllës në selinë e PD-së: Pranon 'rrudhjen' e protestës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, mbylli me një fjalim në selinë e PD-së protestën e opozitës duke përcjellë edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha i cili u ndodh në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndëesa në shkallët e PD-së para tij qëndronin të rinj të Forumit Rinor të PD-së. 

Paloka tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turimit "bashkia që duam". "Ne mund të jemi një ditë me pak, e një ditë më shumë" - tha Paloka, - duke pranuar kështu në një farë mënyrë edhe "rrudhjen" që pati protesta e sotme, me një numër dukshëm shumë më të vogël protestuesish se në shtatë tubimet e mëparshme. Por ajo që nuk ndalet - tha ai - është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. "Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më", tha Paloka.

"Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare", tha Paloka.

"Vëllezër dhe motra dua t'ju përshëndes për forcën dhe ekzistencën tuaj edhe emër të kreut të PD, zotit Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kotë studentët sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve. Shqipëria që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë. Pak ditë më parë DASH e cilësoi parlamentin e Edvin Rramës si qendrën e kanabisit dhe drograce të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t'u shpërndarë deri në SHBA. Ky raport dikur i është bërë vetëm Noriegës. Ne e dimë kush është Edi Rama dhe do rrimë ne shesh deri sa ai të largohet ai trimi ciniku që mbledh administratën nga Librazhdi në Vlorë dhe del aty për t'u tallur me hallet e shqiptarëve. Ai numëron sa kishte mbledhur opozita sot por ai nuk kupton një gjë. Ne do jemi në shesh. Ai duhet ta kuptojë se urrejtja e shqiptarëve është gjithë kohë aty dhe një ditë do ta largojë. Bën show me atë që vazhdon ta quajë parlament, por ajo është skena e bashkëpunimit me krimin. Ne kemi dalë për t'i dhënë fund një sistemi të korruptuar. Ne demokratë dhe LSI dhe gjithë partitë e opozitës do jemi bashkë derisa kjo qeveri të shporret. Vendi i tyre është në burg dhe atje do të përfundojnë", tha Paloka.

Ora 12:49
Protesta e opozitës/ Përplasen fizikisht një burrë dhe një grua (VIDEO)

Protesta e opozitës ka vijuar me tensione edhe pas zhvendosjes së saj përpara piramidës. Pas sulmit të dytë ndaj një tjetër qytetari i cili dyshohet si i infiltruar nga policia, mes personave që konfrontoheshin me njëri-tjetrin është futur një grua. Më pas vemendja e protestuesve është zhvendosur tek gruaja në fjalë e cila është sulmuar nga një protestues dhe më pas është larguar nga turma.

 

Ora 12:31
Sërish përplasje fizike, militantët e PD rrahin një tjetër protestues (VIDEO)

Pas zhvendosjes së protestës së opozitës përballë piramidës, mes tyre është shënuar një tjetër pëplasje fizike. Disa protestues kanë sulmuar një prej tyre me grushte dhe shkelma. Mes tyre ka ndërhyrë një zonjë e cila është përpjekur t'i ndajë ndërkohë që pranë tyre është afruar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Ora 12:24
Basha përshëndet protestuesit nga Gjermania: Ky vend ka zot

Lulzim Basha ka përshëndetur protestuesit nga Gjermania.

Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka inkurajuar aktivistët që të vazhdojë përpara për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Kryedemokrati, teksa postoon nje video me pamje te drejteperdrejta te protestes, siguron se ky vend ka zot.

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shprehet Basha

Ora 12:24
Protestuesit i vënë flakën 'piramidës' (FOTO)

Të zhvendosur përpara piramidës, protestuesit e opozitës bashkë me ish-deputetë të dy partive kryesore opozitare i kanë vënë flakën një piramide prej letre e cila sipas tyre simbolizon sipas tyre korruspionin në vend.

Ora 12:22
Kryemadhi: Ne nuk jemi budallenj, as pa shkollë, ambasadorët rrijnë dy vite dhe ikin si mbretër

Gjatë marshimit të protestuesve drejt piramidës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shqiptarët duhet të merren vetë me vendin e tyre dhe ambasadorët të ikin në shtëpitë e tyre.

"Kjo është një zvarritje që dëmton më shumë ps se sa ne. Protestat nuk do të ndalojnë. deri sa cdo njeri që vjen këtu të mos e mendojë Shqipërinë si një vend të drogës dhe seksit. Edi Rama është regjisori dhe skenaristi i makabritetit të zgjedhjeve të 2017. Rama merret me barcaleta për t'u larguar nga e vërteta. Reforma zgjedhore është një proces që nëse nuk garantohet shitblerja e votës dhe përdorimit të bandave kriminale, që deformojnë procesin zgjedhor atëherë është e kotë. Pas 30 viteve tranzicion të rinjë duan të largohen sepse nuk kanë asnjë të ardhme. U lodhëm me hipokrizi, nuk jemi budallenj dhe as të pa shkollë. Shqiptarët janë të zotët të marrin fatet e tyre në dorë. Nëse të gjithë amabasadorët që na flasin për vlera dhe demokraci do e jepnin bukën e fëmijëve të tyre për ne do e i dëgjonim. Ata rrijnë dy vjet e tre vjet e kthehen si mbretër në shtëpitë e tyre",  u shpreh Kryemadhi.

1553768893_kryemadhi.jpg

Ora 12:02
Protestuesit e opozitës nisen drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës ka ndryshuar krej papritur axhendën e saj. Protestuesit janë larguar nga zona përballë Kuvendit për t'u nisur drejt Kryeministrisë. Turma është nisur e pa koordinuar duke lëvizur përmes rrugës kryesore duke krijuar edhe trafik në radhën e automjeteve.

Ora 11:48
Konfrontim fizik, militantët e PD rrahin dhe dëbojnë një protestues me kapuç në kokë (VIDEO)

Gjatë kohës kur turma po tentonte të çante kordonin e policisë, mes tyre ka nisur një konflikt. Disa protestues kanë qëlluar me grushte një qytetar. Njëri prej tyre kishte mbuluar kokën me kapuç.

Sherri mes tyre është neutralizuar dhe personi i sulmuar është larguar nga zona.

Gazetari i Report Tv raporton se ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka quajtur sulmin ndaj qytetarit një keqkuptim, pasi mes protestueve ka dyshime se policia ka infiltruar njerëzit e saj.

Personi me kapuç të zi që u godit nga protestuesit
Ora 11:43
Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, 'zhduken' ish-deputetët e opozitës (FOTO)

Protestuesit e opozitës janë përplasur me punonjësit e policisë përpara Kuvendit duke tentuar sërish të çajnë kordonin e sigurisë. Në këtë përplasje janë përsgirë një numër i madh protestuesish, ndërkohë që ish-deputetët e opozitës janë larguar nga zona e konfrontimit.

 

Ora 11:20
Rama mban fjalën në Kuvend/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (VIDEO)

Gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mban fjalën në Kuvend, protestuesit të shtyrë edhe nga thirrjet e ish-deputetëve të opozitës kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ata janë përplasur me efektivët për të kaluar perimetrin e sigurisë.

 

Ora 11:00
Report TV sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para parlamentit
Ora 10:46
Basha në Gjermani! Berisha 'braktis' protestën e opozitës?!

Fjalimin e parë në protestën e opozitës e mbajti kreu i Forumit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Ndërkohë, në protestë u panë Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, Petritl Vasili, aleati i të djathtëve, Fatmir Mediu, ish-deputeti Flamur Noka, e Kejdi Mehmetaj nga LSI. Në protestë nuk është para ish-kryeministri Sali Berisha.

Ora 10:27
Me pranga në duar, çfarë mesazhi kanë të rinjtë e PD-së? (FOTO)

Të lidhur me pranga në duar, veshur me të zeza me bluza ku shkruhet "Liri, Demorkaci, Shpresë", të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat të Partisë Demokratike kanë përcjellë me një mënyrë ndryshe mesazhin e tyre për demokraci.

Ndryshe nga protestat e tjera, bie në sy se këtë radhë nuk ka më vuzuela, dhe mesazhet politike në pankarta i kanë shmangur, duke pasur masivisht një pankartë të njëjtë ku shkruhet vetëm: "IK"

Ora 09:46
Nis me përplasje protesta tek Ministria, Klevis Ballliu disa tentativa për të kapërcyer perimetrin e sigurisë (VIDEO)

Ka nisur me përplasje tek Ministria e Brendshme, protesta e radhës e opozitës. Qytetarë dhe simpatizantë të mbledhur para ministrisë, para rrethimit me policisë të zonës së pedonales që është bllokuar për kalimin e deputetëve që shkojnë në Kuvend, kanë nisur tentativat për të çarë kordonin e sigurisë. Janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.

Në krye të këtij grumbullimi protestuesish, qëndron ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Ai është filmuar nga kamerat në tentativa të vazhdueshme edhe gjatë ditës së sotme për të mos respektuar perimetrin e sigurisë. Efektivët e policisë i janë drejtuar Balliut duke i thënë se nuk është orientuar mirë nga drejtuesit e protestës, dhe se duhet të respektojë perimetrin e sigurisë që policia e Shtetit ka rënë dakord me organizatorët e protestës.

Pas disa përplasjeve të vazhdueshme me forcat e policisë, tubuesit janë larguar drejt bulevardit më tej në rrugën e Unazës për t'ju bashkuar në finale protestuesve para Kuvendit.

Edhe në protestat e mëparshme në këtë zonë janë shënuar incidente, ku të udhëhequr nga Balliu, protestuesit krijojnë përplasje me forcat e policisë.

Ora 09:30
FOTO / Ish- deputeti Klevis Balliu krijon përplasje me forcat e policisë tek Ministria e Brendshme
Ora 09:17
'O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do! Kthehu Legjendë!' Qytetarët kërkojnë Berishën

Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Në vendin e tij, Lulzim Basha, një pasardhës që ende kritikohet për drejtimin e PD-së nën hijen e Berishës, duket se ende nuk ka marrë 'aprovimin' e popullit. Këtë mëngjes, në rrugët e Tiranës janë parë të ngjitura në shtylla disa fletushka që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës.

"O Sali o hera, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë", shkruhet në disa prej tyre. Këtë të mërkurë opozita mban protestën e tetë kundër qeverisë, para Kuvendit që sot ka seancë plenare. Por njëjtë sic ndodhi më 21 mars, Basha nuk do të jetë në krye të protestës pasi ndodhet në Gjermani në takime me përfaqësues të partisë CDU.

Në atë protestë, ra në sy angazhimi më i madh i Berishës, ndryshe nga sa ka ndodhur në tubimet e tjera që ka qëndruar më në hije. Pritet të shihet nëse në mungesë të kryedemokratit Basha, sot Berisha do të dëgjojë "zërin" e qytetarëve, për tu rikthyer...të paktën në udhëheqje të protestës.

Ora 08:58
Basha dy mungesa në protestë, kush do ta udhëheqë tubimin para Kuvendit?!

Në protestën e 21 marsit, të njëjtën ditë kur duhej edhe të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimeve për lobimin në SHBA, Lulzim Basha mungoi, pasi ndodhej në Bruksel, në takime edhe me kryetaren e CDU-së në Gjermani.

Edhe këtë të mërkurë, në protestën e 3 prillit, që opozita mban para Kuvendit që sot ka seancë plenare, Basha nuk do të jetë.

Gazetari i Report Tv Elis Memelli, raporton se këtë të mërkurë kryedemokrati Basha ndodhet në Gjermani, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Pritet që peshën e protestës ta marrin ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Byreku me lakra kanali: 03/04/2019 23:19

    Lajmi i fundit. Protestuesit u rrahën me njëri tjetrin ga që numri i byrekve ishte më i vogël se numri i protestuesve, burime brënda PD konfirmojnë që PD nuk i jep më asnjë byrek atyre që nuk bërtasin më si qënt në protest.

    Përgjigju
  • yyyy: 03/04/2019 19:48

    PO TKURRI AVASH AVASH PO HANI NJERI TJETRIN TANI PO IKEN RAMA NGA JU AS NUK PYT FARE NGA JU BILES PO TALLET ME JU

    Përgjigju
  • toni: 03/04/2019 19:40

    dhe qente e rugeve kan me shume moral

    Përgjigju
  • Koli: 03/04/2019 17:29

    Ja fytyra e vertete e krimineleve qe kerkojne pushtet rrahin njeri tjetrin. Qeni te katshon kur eshte duke ngordhur. Keta jane armiqte e atdheut dhe meritojne denim

    Përgjigju
  • aaa: 03/04/2019 16:34

    fakira komplet.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 03/04/2019 16:23

    Më shum POLIC sesa klyshat e pd + leshidhis

    Përgjigju
  • Beni: 03/04/2019 15:44

    Keshtu ben qeni kur i vjen ngordhja..

    Përgjigju
  • Rovena: 03/04/2019 15:40

    Ka lezet! Luftojne si qener njeri tjetrin vetem per t’i garantuar pushtetin bandilleve! Per veten shqiptari s’do as uje, as buke as drita, po udheheqja te jete mire! Amen!

    Përgjigju
  • Just now: 03/04/2019 14:48

    Ish nen drejtori i policise kuliçi tradhtari dhe vrasesi real i 4 policeve ne dr. T q robt rrace e poshter ju plasi brenda tani sherr me njeri tjetrin vuajn nga paranoja e agjentit .posht malokeria .lerini njerzit te jetojn te qete

    Përgjigju
  • lushi: 03/04/2019 14:46

    Veç kriminelet e kerkojne ket kriminel.

    Përgjigju
  • Populli: 03/04/2019 14:44

    Cfare niveli te mendosh se ketyre u prin gruaja e President Likes,cfare poshterimi,cfare degradimi per ciftin Meta dhe per PD-LSI jane katandisur si mos me keq me Babalen,Salianjin,Klevis Balliun,Mul Noken o Zot cfare katandisje.

    Përgjigju
  • raul: 03/04/2019 13:34

    prit dhe pak se kane mbetur si peshku pa uje se nuk u shkojne prapa as militantet, se shpejti do fillijne te zihen me grushte naziskinet e Mamurasit te komadnuar nga Flamur Herman Geringu dhe nazisiknet e Haremit veror te Jales te koimanduara nga Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr brahimkari

    Përgjigju
    • CaBone: 03/04/2019 18:19

      Ideali dhe ideologjia naziskinve eshte rraca Arjane (e bardh) eshte rraca me superiore dhe e vetme qe duhet te jetojn, dhe te tjeret te behen sapu 15sh neper dhoma gazi? Nuk eshte se meritojn nai respekt te madh per mendimin tim apo jo? Kurse kto qe thot Rauli jan morracaket qeros pabuksa te mamurrasit qe vjedhin pleqt e vet se skan ca te bejn me jeten e tyre, ooo se harrova kur mbraojn se cjedhuri mamin e babin ikin me Mul Noken per te kap nai pjat pilaf me qofte. Kshu qe Lui mos na i bej kto Skin Headsat si kur te jen gjeja me e mir qe ka bota ne ket moment.

    • Lui: 03/04/2019 14:27

      Raul, pak me shume respekt per naziskinet. Se ata vertete jane te dhunshem por kane nje ideal dhe nje ideologji politike. Kurse keta qe ti i quan naziskine, jane thjeshte halabake qe bejne halabklleqe me pagese. Dmth thjeshte nuk kane asnje linje politike apo ideologjike, por i paguajne qe te bejne gjera te tilla!

  • Fahrri Bajg Mut Fundrrina: 03/04/2019 13:30

    U kry, bac u kry...fund, PD u dërrmua më në fund pas 30 vjetësh antishqiptarizëm!

    Përgjigju
  • Donela: 03/04/2019 12:22

    o Zot si jane katandisur,PD-LSI u shkermoqen plotesisht

    Përgjigju
    • CaBone: 03/04/2019 18:23

      Uuuuaaaa mami plasen cokollatat dhe ktej. O goca me avash me njera tjetren me ca keni? Po ti besa kur te len dashnori shkon te hoxha dmth? Po patet koh bejm nai dor domino nqs skeni me ca te mereni? Hahahah

    • Besa: 03/04/2019 17:08

      Ti Donela spaske pune tjeter pervecse te komentoke Monen ne cdo rast, po me endrrat si je tka dal ndonjeher Mona dhe biliardat e saj duke ti fut ne B" me siguri te ka shijuar se mbresa te medha te paska lene. Mos e shaj per fallxhore se ti mi "Donela" duhet te jesh e para e shoqeve qe kur te lejn dashnoret per nje tjeter, rremben tel dhe telefonon fallxoren personale per te par sa bukur po e do ate tjetren.

  • Larg qofte": 03/04/2019 11:33

    Si 1992 ne Shkoder,i njejti skenar i PD anti shqiptare..,pa harruar 1997 e Saliut..etj

    Përgjigju
  • Erik: 03/04/2019 11:18

    Shumica e njerezve vijne ne proteste vetem per te bere nje foto, per t'i pare dikush qe jane te pranishem, qe ne rastin me te mire mos t'i heqin nga puna ne bashki dhe ne rastin me te keq nese nderron pushteti te thone une kam dhene kontributin tim per rrezimin e Rames dhe dua ofiqe. Mungon Basha sot shikojeni nga pamjet me dron se sa veta protestojne, jane a s'jane 500.

    Përgjigju
    • Andet: 03/04/2019 15:39

      sot ishin 1milion prostatus Ku u katandis PD Leshe e likja

  • Populli: 03/04/2019 10:32

    Po habitemi si popull perse nuk e arrestoni Kete Pis Cfare prisni Aman

    Përgjigju
  • CaBone: 03/04/2019 10:31

    Uuuaaaauuuu paska dal gjith shqipria ne rrug o vlla ca behet kshu. Rama ik se erdhen kto 5-6 dele me krye ka..rin klevis (lesbiku) hahahaha. O Ram bej nai gje per ate popull se per kta zotraxhinjt je ne pushtet dhe nja 7473628272 vjet

    Përgjigju
  • Goni: 03/04/2019 10:23

    Sa turp ! Hahahah 100 vet tu numeruar dhe policet

    Përgjigju
  • Orli: 03/04/2019 10:05

    Traktet ashtu sikurse tritoli dhe tani se fundi zjarret ne pyje e kudo deri te kazanet e plehrave jane ide dhe urdher i kryeplehut e kopilit serb sali vuk berisha(karaxhic)

    Përgjigju
    • Arbër: 03/04/2019 15:53

      Shumë e vertet kjo !!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt