Bllokimi i rrugëve nga opozita ka sjellë reagime të shumta, mes të cilave ka dominuar pyetja "çfarë taksirati kanë njerëzit", duke qenë se protesta e opozitës është kundër qeverisë që krimit, siç ata e cilësojnë dhe jo qytetarëve.

Pikërisht kësaj pyetje është përpjekur që t'i jap një përgjigje nënkryetari i PD, Edi Paloka. Paloka e argumenton se qeveria është e lidhur fort pas krimit dhe për t'i dhënë fund asaj, duhen disa sakrifica, mes të cilave liston edhe "paralizimin" prej dy orësh të rrugëve kryesore në 12 qarqet e vendit.

"Sot rruget do te bllokohen per te pakten dy ore ne te gjithe Shqiperine.
Kam degjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ; “cfare taksirati kane njerzit ?” . 
Kjo ne rastin me te mire eshte driteshkurtesi.
Kushdo qe eshte i bindur se Rama duhet te ike , pasi e ka kuptuar se asnje zgjidhje e permiresim nuk do te kete situata pa largimin e tij, duhet ti bashkohet protestes. Sa me shpejt , aq me pak kosto per te gjithe.
Sakrificat qe kerkohen sot , jane te vogla; nga disa ore ne rruget e bllokuara tek pjesmarrja aktive ne protesten e 11 majit. Sa me shume te zgjase kjo situate , aq me te medha do jene kostot dhe sakrificat. Por te gjitha keto “sakrifica” nuk jane asgje krahasuar me cfare na pret ne se Rama arrin te konsolidoje diktaturen e krimit ne Shqiperi. Kush e ka perjetuar nje here e di qe asnje sakrifice nuk eshte e tepert per ta ndalur.
Kush ka ulur koken perpara rames e pranon skllaverimin , le ta mbaje koken ulur. 
Sherbetoret dhe ata qe e ngrene zerin ne mbrojtje te Rames se jane te zhytur njesoj si ai, duhen trajtuar njesoj si ai.
Ne te tjeret kemi detyre te shpetojme te ardhmen e femijeve tane e mos te lejojme nje kriminel te cmendur ta shkatrroje",
shkruan Paloka.