Opozita bllokon rrugët 2 orë, Basha: S'ka 30 qershor! Të caktohet datë tjetër për lokalet dhe të parakohshmet /VIDEO

Për 2 orë, opozita jo parlamentare bllokoi akset kryesore në 12 qarqet e vendit, në atë që e quasn mosbindje civile për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Nga Elbasani, shoqëruar nga ish-deputetë dhe simpatizantë, kryedemorkati Basha kryesoi bllokimin e rrugës tek kryeqëzimi i Bradasheshit.

Në përfundim, në një fjalim falenderues për mbështetës, Basha tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Ai kërkoi caktimin e një date tjerët, në mënyrë që zgjedhjet lokale të bëhen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Opozita jokuvendore ka bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërsa Basha tashmë ka prezantuar detyrat e qeverisë tranzitore, dhe një platformë elektorale.

"Populli i bashkuar nuk do të lejojë që më 30 qershor të ketë zgjedhje fasadë, por që të caktohet një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare nën kujdesin e qeverisë tranzitore", tha Basha.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Durrës, tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka kuptuar ende revoltën qytetarë që sipas saj do ta rrëzojë nga pushteti. Madje paralajmëroi deri 'luftë' për të larguar kryeministrin, por tha se nuk do të donte që të arrinte deri në atë situatë.

"Këto akoma nuk kanë filluar të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar. Jemi në atë shkallë për t'i thënë që shqiptarët janë të gatshëm për tu përballur dhe për t'i dhënë fund këtij genocidi heshtës që ka bërë Rama ndaj shqiptarëve. Shqipëria ka mbi 500 mijë shqiptarë të larguar, një genocid heshtës, që të gjitha kombet u janë përgjigjur me luftë. Nuk është e nevojshme të shkojmë deri atje se një i çmendur ka marrë pushtetin", tha Kryemadhi.

Liderja e LSI tha se nëse edhe ky aksion nuk funksionon, rrugët do të bllokohen 24 orë.

“Bllokimi I rrugëve nuk ka filluar ende. Ky nuk është tamam bllokim rrugësh. Do ta shihni kur ti bllokojmë 24 orë në 24. Nuk ka asnjë rrezik përplasje me policine pasi shumica e uniformave blu janë me kauzën tonë. Administrate është e rrënuar dhe jashtë funksiononit. Është administrate politike dhe ne funksion të qeverisë.”, tha Kryemadhi,

Policia rrugore u mundua të gjejë rrugë alternative për kalimin e automjeteve të bllokuara në rrugë, që duhet theksuar se radhët u bënë kilometrike në të gjitha akset. pati tymuese, djegie gomash e flakadanë, por nuk u shënuan incidente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Vijojnë shoqërimet e demokratëve në Tepelenë pas protestës


Kryetari i grupseksionit të PD-së së Dishnicës në Përmet Ilirijan Muhaj së bashku me ish-kryetarin e PD-së së Tepelenës Bujar Kapllani janë shoqëruar në polici pas protestës.

Ora 21:23
'Hu gardhi'/ Flamur Noka i përgjigjet Ramës nga Shkodra: Dordolec, klloun...

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë nga Shkodra e quajti Flamur Nokën hu gardhi, ndërsa ish-deputeti demokrat i është përgjigjur sot. "Nuk trembet populli me kërcënimet e një dordoleci. Në  30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë pasi të largohet Edi Rama.

Ky zotëria që sot për fat të keq është në karrigen e kryeministrit në çdo takim nuk ka folur për asnjë problematike të qytetarëve. Nuk jep llogari për qeverisjen e tij 6 vjeçare. Ai bën kllounin duke marrë nëpër gojë kundërshtarët dhe opozitën. Nuk mund të jetë një kryeministër në një nivel të tillë" tha ai.

Ora 20:26
Nuses i ngrin buzëqeshja! Krushqit bllokohen nga protesta e opozitës

Kanë shkuar në Peshkopi për të marrë nusen, por në kthim, dhëndrri dhe krushqit janë bllokuar në rrugë.

Ata do të shkonin për në Durrës por kanë mbetur në trafik në kryqëzimin Burrel-Rreshen-Klos, ku opozita jokuvendore dhe militantët bllokuan rrugën, në kuadër të mosbindjes civile në 12 qarqet. 

 

Ora 20:23
Sa protestues ishin në Vlorë, 150 apo 200? Kryedemokrati kapet me gazetaren (Debati)

Gjatë protestës në Vlorë njëra nga gazetaret iu drejtua kryetarit të degës së PD-së Genc Deromema se në tubim në bllokimin e rrugës ishin 150 ose 200 persona, por kryedemokrati i qytetit bregdetar reagoi duke replikuar.
Debati
Gazetarja: Këtu janë 150 apo 200 protestues, mund të jenë apo më shumë, nuk e di, por e kisha këtu pyetjen...
Kryetari degës së PD-së Genc Deromema: Si profesore letërsie keni të drejtë të gaboni me numrat
Gazetarja: Ma thoni ju shifrën
Kryetari degës së PD-së Genc Deromema: Ngrini kamerat dhe shikoni. Unë në profesion jam inxhinier dhe mund të them shifra shumë të sakta. Qeveria duhet ti thërrasë mendjes...

Ora 20:09
Pas protestës/ Shoqërohet kreu i PD-së në Tepelenë dhe 3 persona të tjerë

Pas protestës së opozitës në Gjirokastër kanë filluar edhe shoqërimet e para. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se janë shoqëruar Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, që është kryetar i PD-së së degës së Tepelenës. Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar ish-deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i degës së PD-së Gjirokastër Dasho Aliko (ish-kryetar i komunës së Lazaratit) duke kërkuar shpjegime se përse janë shoqëruar.

Ora 20:08
Basha thirrje qytetarëve: Bojkot ekraneve kundër opozitës, janë si kriminelët

Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë ekranet që bëjnë propagandë kundër opozitës, ndërsa i krahasoi me oligarkët dhe kriminelët. "Largim të Ramës, zgjedhje të lira. Në 11 maj, ditën e shtunë do të kemi protestën e katërt kombëtare në më pak se te muaj, po të mos ishte për bashkimin tonë, sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, pa drejtësisë, diktatorëve. Këta sheh Rama dhe frymëzohet, cfarë kanë ata më shumë se unë? Rezistenca jonë ka dhënë një mesazh; Rama i ke bërë hesapet pa popullin, largimi është thjesht cështje kohe. Iu bëj thirrje ta vijojmë ditë për ditë betejën tonë. Deri sa në Shqipëri ti jepet fund drejtësisë së kapur beteja do të vijojë orë e minutë dhe do të shtrihet në cdo qytet dhe fshat.

Ju ftoj ta kulmojmë të shtunën më 11 maj në Tiranë, ndërkohë që cdo minuta deri atëherë jemi të vendosur për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para. Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdejt  nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes. Turp për ta! Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura. Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston.

Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig. Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj, Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë
" tha Basha.

Ora 20:01
Basha: S'ka zgjedhje në 30 qershor, duam datë tjetër, të bëhen bashkë me politiket

Lulzim Basha përsëriti nga Elbasani qëndrimin e opozitës se në 30 qershor nuk ka do të lejojnë zhvillimin e procesit, ndërsa kërkoi që zgjedhjet lokale të bëhen në një tjetër datë së bashku me ato parlamentare. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar mjaft qartë demokratët se nëse do të bllokojnë zgjedhjet në 30 qershor i pret burgu.

"Ne bëmë realitet rrugën, sikur do të bëjmë realitet projektet e tjera. Disa prej vendeve anëtarë kanë marrë hapat për të na rikthyer vizat. U them miqve europianë mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do i heqim vizën Ramës. Mirënjohje për gjithcka keni bërë, beteja vijon, në 30 qershor nuk do të lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet, farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të lejojmë.

Proces për të kapur peng bashkitë, kjo ditë nuk do të gdhijë në 30 qershor, do të jetë dita për të përcaktuar një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare të parakohshme me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Vetëndërgjegjësimi për mosbindjen civile për bllokimin e rrugëve është investim për të zhbllokuar rrugën drejt sigurisë, punësimit dhe clirimin  nga frika dhe pasiguria. Askush nuk mund të jetë Zot në shtëpinë tuaj, veçse ju
" tha Basha.

Ora 19:53
Protestuesit në Tiranë nuk lirojnë rrugën, nisen në këmbë nga 'Shqiponja' për tek 'Zogu i Zi'


Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Elbasani ka mbyllur protestën e opozitës në 12 qarqet e vendit. Kjo protestë zgjati rreth dy orë ku lëvizja e automjeteve u paralizua për shkak të mbështetësve të opozitës. 

Por në një kohë ku protesta është mbyllur, në Tiranë duket se do vazhdojë edhe për pak kohë. Protestuesit nga "Sheshi Shqiponja" janë nisur në këmbë për tek "Zogu i Zi". Një pjesë e protestuesve do të vazhdojë marshimin drejt selisë së PD-së ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet. 

Ora 19:52
Basha: Largimi i Ramës çështje kohe, më 11 maj kulmimi i betejës

Largimi i kryeministri Edi Rama është çështje kohë u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha teksa nga Elbasani përmbylli me një falenderim protestën e opozitës që për një orë e 30 minuta bllokoi rrugët në 12 akset kryesore. Ai tha se kulmimi i aksioni opozitar do të jetë më 11 maj në protestën e katërt kombëtare në më pak se tre muaj, që do të mbahet në orën 18:30 para kryeministrisë.

"Largimi i tij është çështje kohe. Ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. nuk ka kauzë më të drejtë se kjo që luftojmë sot. Beteja do të vijojë orë e minutë, beteja do të bëhet anembanë vendit, në çdo fshat, qytet, në çdo rrugë. Ju ftoj ta kulmojmë këtë betejë më 11 maj, në Tiranë. Çdo orë dhe çdo minutë deri në 11 Maj armata e lirisë është në këmbë, për të mos bërë asnjë hap pas", tha Basha.

Ora 19:50
Për pak sa nuk i bie në kokë, Basha shpëton paq nga fishekzjarri (VIDEO)

Ditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë protestës së thirrur nga vetë ai dhe LSI, kazgjedhur të jetë i pranishëm në në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan. I gjithi ky aks është bllokuar për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Në një kohë kur Basha po bëhej gati për të mbajtur fjalimin përmbyllës të protestës, pati edhe një incident. Fishekzjarrët e hedhura nga simpatizantët e opozitës pasi kanë shpërthyer në ajër kanë rënë mbi kokat e protestuesve, përfshirë këtu edhe kreun e PD Lulzim Bashën.

Në videot shihet Basha teksa fshin kokën nga copat e fishekzjarrit që i kanë rënë.

Ora 19:37
'Votat nuk merren me dhunë...', e moshuara 'bën për ujë të ftohtë' protestuesit në Gjirokastër

Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë-Gjirokastër ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Ndërkohë në këtë protestë ka patur edhe një incident, ku një zonjë e moshuar nuk ka rënë dakort me bllokimin e rrugëve që po bënë opozita.

Sipas zonjës në fjalë pushteti nuk merret me dhunë. Ajo ndër të tjera u ka thënë simpatizantëve të PD-së e LSI-së që të lirojnë rrugën.

“Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë. Hajde re vlla na hapni rrugën, kur do e hapni rrugën?”, thotë qytetarja.  Më pas hapja e rrugës është kërkuar edhe nga ana e policisë.

Ora 19:30
Basha mbyll protestën gjysmë ore më herët: Me Ramën s'ka Evropë! Bllokimi i rrugëve, sakrificë për të ardhmen

Gjysmë orë më para nga sa kishte paralajmëruar nga protesta dy orëshe, kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbylljen e tubimit, që e quan mosbindje civile përmes bllokimit të rrugëve. 12 akset kryesore në vend u liruan rreth orës 19:30, në protestën e nisur prej orës 18:00.

Basha tha se protesta ishte një mesazh se kryeministri Edi Rama duhet të iki. Me Edi Ramën nuk ka Evropë, tha Basha - por vetëm krim, drogë, pasiguri dhe papunësi.

"Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci. Mirënjohje të veçantë mijërave automobilistëve që janë bashkuar me protestën tonë. sic janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht të ndalur në trafik në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë të lirisë dhe pluralizmit, por të vendosur si ju, që përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë, Rama ik! Rama ja mbylli sërish dyert Evropës. Unë e di që këtu në protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra dhe mijëra të rinjve, nga Elbasani dhe anembanë Shqipërinë, që sot jetojnë në kohë më të pasigurta", tha Basha.

Basha këmbënguli sërish se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. "Bllokimi i rrugëve është një sakrificë, por një investim për të zhbllokuar rrugën drejt punësimit dhe sigurisë"  -  tha Basha.  

"Sot është e qartë, me Ramën nuk do të ketë siguri, zhvillim, punësim dhe Europë. Ka vetëm krim, drogë, pasiguri dhe çpunësim masiv. Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që pas daljes nga diktatura. U vërsulen si çakej duke rritur çmimin e naftës që duhet të shkonin për mjekët dhe infermierët. Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij 'Rama ik', nuk ka forcë në tokë që e shpëton. Ne jemi bashkë për të celur ditën e re të shpresës për Shqipërinë, te një e nesërme ndryshe, ku ligji është i barabartë për të gjithë. Jo vetëm që duhet të largohet Rama, do i japim fund makthit ekonomik dhe varfërisë, por do i japim rinisë perspektivën e Shqipërisë si gjithë Europa. Në këtë vend mungon ligji, kushtetuta, gjykatat dhe një qeveri e dalë nga votat e qytetarëve. Sot shqiptarët rreth opozitës janë shumica e re politike dhe morale në vend. U jap fjalën se jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për t'i dhënë fund tranzicionit dhe për të hapur bashkë derën e Shqipërisë si gjithë Europa. Pa zgjedhje të lira nuk mund ti japim fund mjerimit. Ne bëmë realitet rrugën, sikur do të bëjmë realitet projektet e tjera. Disa prej vendeve anëtarë kanë marrë hapat për të na rikthyer vizat. U them miqve europianë mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do i heqim vizën Ramës. Mirënjohje për gjithçka keni bërë, beteja vijon, në 30 qershor nuk do të lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet, farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të lejojmë. Proces për të kapur peng bashkitë, kjo ditë nuk do të gdhijë në 30 qershor, do të jetë dita për të përcaktuar një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Vetëndërgjegjësimi për mosbindjen civile për bllokimin e rrugëve është investim për të zhbllokuar rrugën drejt sigurisë, punësimit dhe çlirimin  nga frika dhe pasiguria. Askush nuk mund të jetë Zot në shtëpinë tuaj, veçse ju", u shpreh kryedemokrati.

Ora 19:24
Demokratët e Kukësit dhe Gjirokastrës thyejnë urdhrin, mbyllin protestën para kohe

Në orën 19:30 ka përfunduar protesta në Kukës dhe në Gjirokastër. Partia Demokratike deklaroi se protesta do të zgjasë deri në 20:00, ndërkohë që dega e PD-së në Kukës dhe në Gjirokastër e kanë mbyllur 30' përpara.

Ora 19:18
Tha se do përmirësonte cilësinë e diellit, Xhaferri i PD-së liron ambulancën në Durrës

Në një moment situata te 'Plepat' në Durrës u tensionua teksa po kalonte një ambulancë, ndërsa ndërhyri kryetari i PD-së në qytetin bregdetar për të hapur rrugën. Ferdinad Xhaferri është i njohur, pasi kandidoi edhe për kryetar bashkie në Durrës në vitin 2011, por u mund nga socialisti Vangjush Dako. Ai është i shquar për një gafë që bëri gjatë asaj fushate elektorale, kur tha se do të përmirësonte edhe cilësinë e diellit për turistët.

Ora 19:12
Udhëtarët shmangin protestuesit, i lënë 'vetëm' në bllokimin e akseve rrugore


Sikur edhe kishin paralajmëruar opozita prej pothuajse një ore ka bllokuar 12 akset në qarqet kryesore të vendit.   Mbështetësit e opozitës nuk kanë lënë asnjë automjet që të kalojë në akset ku kanë zhvilluar protestën e tyre.

Por ajo që vihet re në  qytetin e Shkodrës është se rruga ku simpatizantët e PD-së dhe LSI-së  kanë bllokuar rrugën janë bosh dhe nuk ka lëvizje automjetesh. Kjo vjen pasi policia rrugore u ka ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar duke u gjetur rrugë alterantivë për të vazhduar rrugëtimin. Një situatë e ngjashme është shfaqur në Tiranë  ku edhe pse protestuesit kanë dalë për të mos lejuar makinat të kalojnë aty nuk është shfaqur asnjë makinë për shkak se shoferët kanë përdorur rrugët dytësore për të kaluar rrethrrotullimin tek 'Dogana'.

Ndërsa në qarqet e tjera për shkak të bllokimit të akseve kryesore rrugore janë krijuar radhë kilometrike me automjete që presin zhbllokimin e rrugës.  Situata më e rënduar duket në qytetin e Durrësit për shkak të lëvizjeve të mëdha në këtë qytet.

Ora 19:06
'Na latë pa bukë, s'jemi as me PD dhe as LSI'/ Vlonjati: Rama do i paguajë të tëra

Një vlonjat i zhgënjyer nga qeveria u shpreh gjatë protestës se Rama do i paguajë të gjitha dhe do të largohet nga pushteti, pasi mashtroi. "Në kemi dalë për të protestuar, nuk jemi as me LSI dhe as me PD-në, na latë pa bukë, na degjeneruat, na morët pronat.

Ky ishte ai kryeministër që tha më jepni votën se do të fus 300 mijë veta në punë, 500 mijë ikën. Ky është bastard, kriminel, do i paguajë të tëra, perëndia vonon, por nuk harron. Deri pardje thoshte negociatat do të fillojnë në qershor, ai është kryemashtrues dhe maskara
" tha ai.

Ora 19:05
Demokratët në Rrogozhinë kërkojnë nga ajri largimin e Ramës

Ora 18:55
Kuksianët u bllokojnë rrugën, maturantët kosovarë ia marrin valles

Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë. 

Ora 18:52
Demokrati shkodran me flamur në krah shpërthen kundër Ramës: Je vëllai i Vuçiçit

Vijon protesta edhe në Shkodër, ndërsa ka tërhequr vëmendjen një nga militantët demokratë që përpos akuzave të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, thotë se 'është vëllai i Vuçiçit' (Presidentit te Serbise).

Ora 18:50
Kërcënon Kryemadhi: Genocidit heshtës të Ramës bota i është përgjigjur me...luftë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se do të donte që protestat të mos përshkallëzoheshin, por nga ana tjetër sipas saj është indiferenca e kryeministrit Rama që i detyron qytetarët të vijojnë betejën.

"Unë do dëshiroja mos të kishte përshkallëzim të protestave, do doja të shikojë një reagim nga PS për ta rikthyer PS-në në shinat kushtetuese, në atë kornizë të socialistëve të vërtetë, të ngritur mbi bazat e demokracisë. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS, as për qeverinë, as për parlamentin, dhe as për shqiptarët. Këto akoma nuk kanë filluar të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar. Jemi në atë shkallë për ti thënë që shqiptarët janë të gatshëm për tu përballur dhe për t'i dhënë fund këtij genocidi heshtës që ka bërë Rama ndaj shqiptarëve. Shqipëria ka mbi 500 mijë shqiptarë të larguar, një genocid heshtës, që të gjitha kombet u janë përgjigjur me luftë. Nuk është e nevojshme të shkojmë deri atje se një i çmendur ka marrë pushtetin. Opozita nuk ka qëllim as pushtimin e godinave, as të rrugëve, opozita ka qëllim pushtimin e zemrave të shqiptarëve. Duhet të shembim këtë sistem të kalbur, që po shkatërron edhe atë që pak ka ngelur nga historia jonë. Ne do të bëjmë cdo lloj proteste, dhe cdo lloj lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët. Por jemi të përgatitur për të shkuar edhe në pikën e fundit për t'i treguar Edi Ramës që këto popull nuk e mban dot peng. E kemi rrethuar parlamentin, na thonit pse e rrethoni pse nuk bëni mosbindje civile. Nuk është problem ta rrethojmë parlamentin, as për ta marrë, për ta pushtuar. Edhe për të bllokuar rrugët, dje ishin 5 akse sot janë 12. Javës tjetër nuk dihet çfarë do ndodhë. Është aksion jo thjesht opozite, por aksion që drejton qytetarët të marrin në dorë situatën", u shpreh Kryemadhi. 

Ora 18:48
Kryemadhi 'harron' ofertën e Ramës dhe i hap sfidë për zgjedhjet e parakohshme...diktatori me brekushe dhe atlete

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nëse kryeministri Edi Rama do të kishte siguri se do të dilte në vota më mirë se forcat opozitare, ai do të kishte dalë në zgjedhje të parakohshme. Por në fakt, kryeministri Edi Rama, kur prezantoi Erion Veliaj si kandidat të ardhshëm në Bashkinë e Tiranës, i bëri ofertë opozitës, që nesë marrin qoftë edhe 1 bashki më shumë se mazhoranca, atëherë do të shkonte do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë.

"Të jeni të bindur, se Rama do të kishte qoftë edhe një numër më të lartë se forcat opozitare do e kishte çuar vendin në zgjedhje. Mungesa e numrit e bën atë të pasigurt", tha Kryemadhi.

Nga Durrësit, ku bllokoi rrugën në zonën e "Plepave" me ish-deputetë dhe simpatizantë, Kryemadhi tha se Partia Socialiste po shkon drejt eliminimit politik, dhe se për këtë do t'i vinte keq, si partia në të cilën ajo ka nisur karrierën e saj politike.

"Nuk pres që Rama dhe Rilindja të reagojnë, pres që PS të reagojë, por edhe po nuk reagoi PS, do më vinte keq që partia që kam nisur karrierën time politike do shkojë drejt eliminimit të saj politik", u shpreh kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi gjatë fjalës së saj, hoqi paralele mes ish-diktatorit Enver Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama, ky i vetmi ndryshim sipas saj, është veshja e kreut të qeverisë: Nëj diktator me brekushe dhe atlete, - u shpreh ajo.

"Sot problemi ynë nuk është Rama si individ, por Rama si fenomen.  Atëherë ishte Enver Hoxha, ndërsa tani është i gjatë me brekushe dhe atlete, por që në të vërtetë është diktator, edhe bukën në tavolinë njerëzve ja jep me aprovimin e tij", - tha Kryemadhi.

Ora 18:46
Bardhi: Rikthehen protesta para kryeministrisë, do të jetë më e madhja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka folur nga protesta që po organizohet tek rrethrrotullimi i 'Doganës', ku ka thënë se protesta e opozitës nuk do të ndalen me kaq.

Bardhi ndër të tjera ka deklaruar se protestat para kryeministrisë do të rikthehen me 11 Maj në orën 18:00.

"Ju do ti merrni informacione hap pas hapi, sot janë bllokuar akset kryesore rrugore në 12 pika, në javët në vijim do të njiheni me zhvillimet e tjera. Portesta e ardhshme para kryeministrisë do të jetë më 11 maj në orën 18:00 do të jetë më e madhe se 16 shkurtit e 16 marsit dhe më e madhe se e 13 prillit do të jetë në rrugën e duhur se kemi mbështetje nga qyttetarët. Sigurisht që qytetarët janë të lirë të organizojnë protesta ku të duan. Qytetarët kanë të drejtë të protetsojnë para Bashkisë së Tiranës. Si kundër do të ketë edhe protesta rajonale nga qyterë, fermere dhe cdo shtresë. " ka deklaruar Bardhi.

Ora 18:45
'S'kemi gjë me ju o vëlla'/ Dasho Aliko i Lazaratit debat me policinë në Gjirokastër

Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko ka debatuar me policinë në Gjirokastër, pasi efektivët i kanë kërkuar që të largojë njerëzit nga rruga. Dasho Aliko ka qenë ish-kryekomunar i Lazaratit.

Ora 18:37
Pamjet me dron nga bllokimi i rrugëve/ Ja sa protestues ndodhen në Tiranë dhe Durrës

Opozita vijon prej orës 18:00 bllokimin e rrugëve në 12 qarqe të vendit, REPORT TV sjell pamjet me dron nga protesta e militantëve të PD-së dhe LSI-së nga sheshi 'Shqiponja' në hyrje të Tiranës dhe nga 'Plepat' në Durrës ku ndodhet Monika Kryemadhi.  

Ora 18:33
'Opozitë e izoluar nga ndërkombëtar', Kryemadhi i përgjigjet Ramës dhe sulmon ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama teksa në një mbledhje jashtë radhës takoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli me detaje për atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, ku ndër të tjera tha se opozita po izolohet nga ndërkombëtarët me vendimet e saj ekstreme për të dalë nga kuvendi dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kësaj deklarate, nga protesta e opozitës që edhe këtë pasdite bllokoi thuajse të gjitha akset kryesore rrugore në vend, ju përgjigj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por sulmoi përfaqësitë ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri duke kundërshtuar dhe kritikuar hapur vendimet e opozitës e njëjtë duke i bërë apel të mos djegin edhe partitë e tyre. Ajo tha se opozita ka kontakte me ndërkombëtarët e vërtetë, që sipas saj nuk janë "ata që vijnë për turizëm dhe fundjavë në Shqipëri me rroga marramendëse.

"Opozita nuk është e izoluar nga ndërkombëtarët, përkundrazi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të shpeshtë, jo me ata që vijnë për turizëm dhe që vijnë për weekend me rroga marramendëse në Shqipëri, por me ata që u intereson stabiliteti në Rajon. Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe izolimin e opozitës, është një opozitë e koordinuar me partnerët tanë euro-atlantikë dhe të BE-së, nuk janë burokratët e korridoreve të zyrave që paguhen nga taksapaguesit por janë ata që vendosin dhe votojnë për anëtarësimin e BE-së", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë.

"Opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë. Sot shqiptarëve duhet tu themi që gjërat kanë ndryshuar. Edhe në Berlin Rama tha që do hapen negociatat, por ai i përgjërohej dhe kërcënonte Ramush Haradinaj për të hequr taksën ndaj Serbisë ndërkohë që popullit të Kosovës i vë taksë në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një gënjeshtar patologjik. Është e vështirë për ta besuar. Duhet t'i japim fund këtij fenomeni, që mos t'i shkojë në mend njeriu të bëhet si fenomeni Rama", u shpreh kryetarja e LSI-së.

Ora 18:31
Tensionet në Fier, Kryemadhi: Policia në frikë dhe panik

Për tensionimin e situatës në Fier mes policisë dhe protestuesve ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga 'Plepat' në Durrës. "Protestat duhet të vazhdojnë, janë simbol i demokracisë. Cdo dhunë që policia ushtron ndaj protestuesve tregon frikë dhe panik. Cdo qëndresë tregon që protestuesit janë të vendosur në rrugën e tyre për të mos u kthyer më pas" tha Kryemadhi.

Ora 18:22
Protestuesit i hapin rrugën ambulancës në Elbasan


Prej orës 18:00 opozitarët kanë bllokuar rrugën edhe në Elbasan te kryqëzimi i Bradasheshit, ndërsa në një moment kanë hapur rrugën, pasi ka kaluar ambulanca. Në Elbasan ndodhet edhe Lulzim Basha në protestën e sotme.

Ora 18:21
Bllokimi i rrugës/ Protestuesit përplasen me policinë në Fier

Në Fier janë shënuar incidentet e parë, pasi situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur me policinë në rrugën nacionale te Ura e Mbrostarit.

Ora 18:17
Basha në Elbasan/ Militantët u vendosin zjarrin gomave në mes të rrugës

Militantët në Elbasan u vendosin zjarrin gomave në mes të rrugës

Ora 18:13
Demokratët në Shkodër nuk merren vesh me qendrën për bllokimin e rrugës

Demokratët në Shkodër kanë bllokuar aksin Shkodër-Vau i Dejës në Kryebushat, pavarësisht se selia blu në Tiranë vendosi si pikë bllokimi aksin Shkodër-Koplik. Bllokimi i rrugës ka sjellë debat mes policisë dhe protestuesve, por demokratët vijojnë që të qëndrojnë në rrugë.

Ora 18:07
Burg kush bllokon rrugën! Kryemadhi i përgjigjet Ramës me deklaratën e pazakontë...dhe e pësojnë shqiptarët!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për herë të parë për ndryshimet në Kodin Penal që prezantoi sot kryeministri Edi Rama. Një ndër pikat që do të diskutohet dhe pritet të miratohet në Kuvend, është edhe ashpërsimi i ligjit për personat që bllokojnë rrugët, siç opozita ka ndërmarrë tashmë aksionin e saj të quajtur mosbindje civile duke bllokuar të gjitha akset kryesore rrugore në Shqipëri.

E gjendur tek zona e njohur si "Plepat" në Durrës, bashkë me ish-deputetë të partisë së saj, dhe Partisë Demokratike, që bashkë me militantët bllokuan rrugën, Kryemadhi tha se "kjo është puna e tyre", (të bllokojnë rrugët). Ndërsa duket se nuk pati asnjë kundërshti ndaj ashpërsimit të Kodit Penal, përsakohë personat që do e pësojnë janë shqiptarët që dalin në rrugë nën organizimin e protestave politike. Sipas Kryemadhit (në një deklaratë të pazakontë), shqiptarët do të jenë më mirë në burg, pasi në familjet e tyre i kanë apo nuk i kanë 1 dollarë për tu ushqyer.

"I pari që do hyjë në burg i bie të jetë Edi Rama, se është kapur me presh në dorë duke vjedhur, duke shfrytëzuar krimin e organizuar për të vjedhur votën.

Ne këtë punë kemi, burg më të madh se ç'kanë shqiptarët sot...e kanë apo se kanë 1 dollarë, në burg do jenë më mirë", tha Kryemadhi.

Ora 18:01
Në Gjirokastër, më shumë policë se protestues

 

Edhe në Gjirokastër opozita jo parlamentare dhe militantët kanë nisur bllokimin e rrugës. Ajo që bie në sy është se numri i protestuesve është i vogël sa dallon më shumë prania e forcave policore. Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu.Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet

'Besnik' i protestës së opozitës joparlamentare, Dasho Aliko, ish-kryekomunar i Lazaratit, nuk mungoi as në tubimin për bllokimin e rrugës. Krah ish-deputetit Tritan Shehu, Dasho Aliko shihet teksa i 'jep zemër' mbështetësve duke bërë simbolin e demokracisë, dy gishtat.

Ora 17:57
Bllokohet rrethrrotullimi te 'Shqiponja' në Tiranë dhe Bradasheshi në Elbasan

 

1556812833_1556812726bashaelbasan.jpg

Fillimisht është bllokuar rrethrrotullimi te 'Shqiponja' në Tiranë dhe më pas pika në Bradashesh në Elbasan. Basha shoqërohet ne Elbasan nga Edmond Spaho, ish-kryetar i grupit të PD-së, ish-deputetët Boci dhe Hasa dhe militantët demokratë. Në protestë janë përdorur flakadantë nga protestuesit.

Ora 17:52
Basha në Elbasan, gati bllokimi i rrugës në kryqëzimin e Bradasheshit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka arritur në Elbasan te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Pas takimit me demokratët e këtij qarku, opozita është gati për të bllokuar rrugën për dy orë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngelét Rrugéve si Jevgjiti O Legena: 03/05/2019 05:26

    Hahahahahahahahahahahahahahahah!!! LULI me 200 HAJDUTÉ dhe KRIMINELÉ ngelén Rrugéve si JEVGJITI !!!!!??!!! Se kush i Génjen Budallenjté se do marrin PUSHTET pa VOTAT e SOVRANIT POPULL tè NDERUAR dhe të RESPEKTUAR !!!!! 200 BANDITËVE u éshté PREMTUAR PUNÉ LUKSI népér DOGANA dhe VJEDHJE pa LIMIT të DOGANAVE , PATENTAVE , OSSHE dhe kudo ku ka ZYRA SHTETI !?!?!?!? LULI ju ka dhéné GARANCI , se me LULIN né KRYE té QEVERISÉ , ata mund të VJEDHIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN , SHQIPTARÉT dhe SHQIPÉRINÉ pa LIMIT !!!!!!!!!!!!!!!!??????????!!! Prandaj jané béré si KUÇEDRRA , KRIMINELÉT e PD dhe LSI , dhe pa filluar akoma miré PRANVERA , po ju véné ZJARRIN PYJEVE , KULLOTAVE dhe PEMTARIVE FRUTORE nga VERIU né JUG !!!!!!!! PD éshté ÇETÉ TERRORISTÉSH , KRIMINELÉSH , KRYEHAJDUTÉSH , KRYEHORRASH dhe BANDITÉSH

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/05/2019 01:22

    Bllokone rrugen 24 or qofsha me i poshteri po ska hy mes per mes turpes me makine tju marrr zvarr

    Përgjigju
  • Krraba pa flori: 02/05/2019 23:44

    Thirrjet e ketyre rrugaceve per lufte I kane kaluar caqet , prokuroria duhet te veproje Vertet protestat kane rendesi e e tyre ne demokraci e shqiptaret kane per cfar te protestojne , por jo thirrje per lufte e shkaterrime boll kemi kaluar Dy idiotet e opozites mburren se ne cdo aks kane mbledhur nga 50-100 vete qe jane militante jooooo. POPULL Populli duhet te ngrihet kunder ketyre banditeve

    Përgjigju
  • Lulu: 02/05/2019 22:35

    Keta kujtojne se do ulin boten ne tavoline me kete rruge pa kuptim qe kane marre.. I beni dem vetes e vendit o te pangopur me pushtet.. me keto qe beni do e beni edin mbret

    Përgjigju
  • Fredi Dobiçi: 02/05/2019 20:30

    I bèj thirje Carlo Bollinos të Respektuar , qè tju japi Urdhër GAZETARËVE të tij , që ta Bojkotojnë LUL Mavrinê dhe gjithë ÇETËN e KUÇEDRRAVE të LUL HAJDUTIT qè mezi presin të marrin PUSHTETIN pa VOTAT e POPULLIT , dhe pastaj ÇAKENJTË e PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES , tju SULEN Patentave , DOGANAVE , DREJTORIVE të UJIT , OSSHE , BURGJEVE etj etj etj etj etj etj etj etj , dhe pastaj ti SHQYEJNÈ me të VJEDHUR me 2000 - 3000 PETRITAT e tyre KRRIMINELË dhe KRYEHAJDUTÈ ORDINERÈ , që e kanè VENDIN nè BURG me gjithè ato ZULLUME qè kanè bèrè në të Shkuarën , dhe akoma NUK e kanè marrë DÈNIMIN e Merituar !!

    Përgjigju
  • toni: 02/05/2019 19:14

    mona ngeli rrugeve,tani i mbeti te dal te semafori

    Përgjigju
  • blabla: 02/05/2019 18:52

    vec ne fushe-kruje spaskan blloku rruge, pse do thoni ju :P po si ha palla kujt per PD lol

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/05/2019 18:37

    Ne cdo bllokim rruge rreth 20-40 veta....hajde uragan popullore hajde... Opozita Rrugore vazhdon ti bie me dore...

    Përgjigju
  • Lule: 02/05/2019 18:08

    Njerez na duhet zgjidhje per kete budallallek qe e kap lulin dhe monen

    Përgjigju
  • Dada: 02/05/2019 18:07

    Po ky e krijoi qeverine pse bene protesta

    Përgjigju
  • Berti: 02/05/2019 17:22

    Nuk i ndahet Mona plepave ne durres se mbas mitingut shkon takon Lazen tek Florida. Si tha Nano atehere ne KPD? Nuk e di une nese eshte Iliri ne shtepi kur i shkon Lazja hajahaha Muna flet per vlera familjare dhe moral.

    Përgjigju
    • Sulo: 03/05/2019 11:52

      Po Tan Lepri e shallvareve e harruat mor djema. Shyqyr qe shpetoi me plagosje se desh e hoqi Likja.

    • Perla: 02/05/2019 21:34

      Me duket se tek lazja ishte me perpara, dukej sepse ishte gjith konfidence dhe i kishte ngel nje qime ne goje

    • zjarri: 02/05/2019 17:58

      hahahah nano tha edhe Ilir me duket se Monika ka harruar tangat te shtepia ime

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave