Paloka i përgjigjet Ramës: Kush flet ai që do të ndajë Kosovën! (Asnjë fjalë për votën pro të PD-së për raportin e Dick Marty që inkriminon UÇK)

Paloka i përgjigjet Ramës: Kush flet ai që do të ndajë Kosovën! (Asnjë fjalë për votën pro të PD-së për raportin e Dick Marty që inkriminon UÇK)

Nënkryetari i partisë, Edi Paloka

TIRANË- Teksa kryeministri Edi Rama solli në vëmendje votën pro të PD-së në 2011 për raportin e Dick Marty që inkriminonte UÇK-në, sot selia blu nuk thotë asnjë fjalë, por sulmon kreun e qeverisë me akuzën se ai po tenton që të ndajë Kosovën.

Nëpërmjet nënkryetarit të partisë, Edi Paloka, PD akuzon Ramën se ai ka lobuar fort për t'i kaluar Mitrovicën e Veriut Serbisë, ndërsa sipas tij Basha dhe Berisha kanë një kontribut të çmuar.

"Kontributet e Bashës dhe Berishës për Kosovën vlerësohen nga të gjithë. Guxon e flet për Kosovën ai që projektoj ndarjen e saj.  Flet për Kosovën ai që në krah të sivllaut të tij Vucic , lobonte më fort se serbët për t'i kaluar Mitrovicën e Veriut , Serbisë. Flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zedhënësin e Milloshevicit në të njëjtën kohë që poshtëronte lidershipin politik te Kosovës e heronjtë e gjalle te UÇK! Mendon se e kanë harruar shqiptaret këtej e andej kufirit se përpara se t'i dërgonte nëpër gjykata Serbia ishe ti Edvin që hapje gjyqe për drejtuesit politik të Kosovës !

Rama edhe Kosovën e keqpërdori vetëm për interesa të tij . Nuk është rastësi që nën qeverisjen e Ramës s'ka patur asnjë njohje , po vetëm çnjohje të Kosovës. Sa për kontributin e Lulzim Bashës e dinë mirë gjithë qytetaret e Kosovës e ta thanë publikisht liderët e saj politik duke nisur nga Thaçi për të cilin bën sikur të dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për Kosovën njihet dhe vlerësohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftës, në shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Ndërsa ti Edvin je tanimë i damkosur si tradhtar për çdo shqiptare këtej e andej kufirit. Turp qe sot po e përdor prap Kosovën jo për ta ndihmuar, por thjesht për të hequr vëmendjen nga situata jashtëzakonisht e rënde në Shqipëri, për të cilën je ti dhe vetëm ti përgjegjes", shkruan Paloka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PALOQJA: 08/11/2020 09:36

    O EDI PA LOQE TI E KE SIGURU TATHIN E THUPËS PRANDAJ BËRTIT SA MË SHUM SI ÇUNI FARI PA... PO KUJDES SE MOS E HASH DHD TI SI KRIÇI PALLA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia