TIRANË - Ka reaguar menjëherë për largimin nga PD të deputetit Gjovalin Kadelit kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. "Largimet nga opozita drejt qeverisë nuk dëmtojnë asnjëherë opozitën, e cila nga vetë emri që ka është kategori e pakicës. Dëmtojnë vetëm atë që ikën", ka nisur deklaratën e tij për mediat Paloka.
"Personalisht mbroj parimin se deputeti duhet të respektojë deri fund votën e zgjedhësve. Megjithatë, ka një kuptim politik për deputetin të lërë qeverinë dhe të kalojë në opozitë. Por e kundërta, domethenë ikja nga opozita për t’iu shtuar si numër qeverisë është vetëm një çështje e interesave vetjake dhe pazareve të paskrupullta", ka akuzuar Paloka.
"Gjovalin Kadeli e dëshmoi dje se erdhi para zgjedhjeve me qeverinë e Partisë Demokratike vetëm për përfitime vetjake. Kjo qeveri mund të blejë deputetë me premtime dhe shpërblime. Gjuetia e mandatmbajtësve pa integritet politik dhe publik është shprehje e qartë e dobësisë së saj", thotë Paloka.
Por, sipas tij, nuk mund të blejë me këto mjete të ulta simpatinë dhe mbështetjen e publikut. "Sikurse nuk mund të cënojë as edhe një milligramë vendomërinë e opozitës për të bërë detyrën e saj".
"Opozita dhe opozitarizmi janë një sprovë karakteri. Forca e opozitës buron piksëpari nga vlerat që ajo mbron, nga alternativa që zhvillon, nga shpresa që ngjall për publikun. Në këtë kuptim, Partia Demokratike me grupin e saj shumë të kualifikuar parlamentar është një opozitë e fortë, që vetëm do të forcohet e rrisë mbështetjen popullore dita-ditës", përfundon deklarata e Palokës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com