Paloka: Mbështesim propozimet e
Nishanit për anëtarët e Gjykatës

Paloka: Mbështesim propozimet e<br />Nishanit për anëtarët e Gjykatës
TIRANE- Partia Demokratike do të votojë çdo kandidaturë për anëtarë në Gjykatën e Lartë që do të dekretojë Nishani. Në takimin e zhvilluar dje ndërmjet presidentit të vendit Bujar Nishani dhe kryetarët e grupeve parlamentare, Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se kërkon që të uzurpojë Gjykatën e Lartë dhe se PD është pro çdo kandidature që do të paraqes presidenti.

“Profesionalizimi, morali i gjyqtarëve janë kriteret bazë. Jam i kënaqur që këtë ka zgjedhur edhe presidenti. Ne do të mbështesim çdo kandidaturë, por Rama ka vendosur të hedhë poshtë çdo kandidaturë. Duket se Rama edhe drejtësinë kërkon ta vërë në dorë. Të gjitha sulmet tregojnë qartazi se kalaja e fundit është drejtësia, por ne vijojmë të qëndrojmë për një drejtësi të pavarur siç e do BE. Rama s’do ta marrë këtë kala sepse ky do të ishte fundi i demokracisë. Rama që flet për problemet që në fakt janë, synon të rikthejë drejtësinë ku në krye ishin ministra të PS. Sigurisht nuk do të lejojmë një drejtësi kur akuzohen nga Rama lihen në burg, e nga Basha lihen të lirë”,-theksoi Paloka.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji