Paloka mbron Metën e sulmon qeverinë: Drejtësia do të rikthehet në këtë vend

Paloka mbron Metën e sulmon qeverinë: Drejtësia do të rikthehet në këtë vend

Edhe pse Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar të publikuar deklaroi se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Partia Demokratike vijon të hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se Raporti i Venecias 'fshikullon Ramën, Ballën dhe Spiropalin'.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se mazhoranca kërkoi të përdorte Komisionin e Vencias për të justifikuar nismën për shkarkimin e Metës dhe për ti dhënë legjitimitet zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas Palokës, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali duhet të ishin të akuzuar për afera korruptive por ndërkohë përfaqësojnë qeverinë përpara ndërkombëtarëve.

Në fund Edi Paloka deklaron se shpejt drejtësia do të rikthehet në këtë vend dhe të gjithë do japin llogari për mëkatet e tyre.

Deklarata e plotë e Palokës:

Sa shpejt ju bie boja nga surrati kllouneve te Rames...

Kerkuan te perdornin Komisionin e Venecias si “mashe” qe Rama te mos i fuste duart ne zjarrin qe ka ndezur vete.

Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit,  nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore.

E sic ndodh rendom kur ne “loje” futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati...

Te dy keta duhet te ishin sot ne banken e te akuzuarve per nje sere skandalesh , aferash korruptive e lidhjesh kriminale te faktuara me se nje here. Por nderkohe keta jo vetem perfaqsojne qeverine perpara institucioneve nderkombetare, po vazhdojne te flasin per parime, per drejtesi e  ju shesin moral shqiptareve  nga ekranet e televizioneve. Sigurisht qe Rama di ke te zgjedh per raste te tilla. Dy me te diskretituarit e nje maxhorance te diskretituar teresisht.

E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve.

Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 11/10/2019 16:48

    Po re si te thote Paloka aty ku si pelqen mbron edhe kundershtarin keta jane pa shtylle kurrizore fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë