Sipas Palokës, zemërimi i qytetarëve është i lartë dhe i gjithë ky zemërim do të mund të përkthehet në revoltë më 12 mars, por se në cilën mënyrë, siç tha nënkryetari i PD ajo është në dorë të popullit.
Paloka nënvizoi se në protestë, Partia Demokratike dhe qytetarët do të kërkojnë rrëzimin e qeverisë, që sipas tij ka dështuar dhe vendi po shkon drejt një humnere.
"Ky popull ka kohë që i ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri. Ne jemi përditë në presionin e qytetarëve që kërkojnë të dalim në protestë, duke filluar edhe nga militantët e PS. Nuk e di çfarë aludohet në media, por se çfarë bën populli është punë e popullit thoshte Rama dikur. Populli është i revolutuar. Kjo qeveri duhet të ikë. Nuk e ndryshon dot asgjë, me një drejtësi nën thundrën e Ramës dhe Metës. E vetmja mënyrë është protesta popullore. Ne e kemi kërkuar tashmë që me këtë mazhorancë nuk mund të shkohet askund. Këtë e kërkojnë qytetarët. Kur ne shohim që po shkojmë drejt një humnere nuk kemi zgjidhje tjetër." tha Paloka
Duke folur për gjyqi ne Kryeministrin Rama, Edi Paloka tha se ka kërkuar nga gjykata që të merren dhe të hetohen tabulatet telefonike të kryeministrit pasi ai ka lidhje me kriminelët.
Sipas Palokës Rama është një person që ka mashtruar sot publikun teksa ka dalë nga gjyqi e ka thënë se Paloka i ka kërkuar atij një pajtim pasi kjo sipas kreut të grupit parlamentar të PD nuk është aspak e vërtetë, madje ai ka kërkuar të kundërtën duke thënë se do ta vijojë gjyqin. Sa i përket akuzave të deputetit Doshi, Paloka nënvizoi se e gjitha kjo tregon se kjo është një qeveri mafiozësh, duke shtuar se nuk ka shumë besim se autorët do të dalin para drejtësisë, pasi u është bërë presion nga krerët e shtetit.
Më poshtë intervista e Edi Palokës:
Çfarë u diskutua?
Në sallë u ndoqën procedurat normale. Por ajo që do të evidentoja, është që ne këto ditë kemi parë një Kryeministër që shëtit në dyert e prokurorisë dhe gjykatave dhe e gjitha kjo jo për mirë. Se nëse synimet do ishin pozitive do të ishte shumë mirë që kryeministri Rama deklaron, për të dhënë shembullin. Në gjyqin ndaj meje dhe Ristanit, edhe sot kryeministri tregoi nervozizëm të tepruar. U ngrit të fliste jashtë çdo procedure dhe mbajti një fjalim.
Me leje apo pa leje?
Me leje por bëri edhe gjëra pa leje. Mbante telefonin në sallë, u ngrinte dhe dilte disa herë. Për mua këto tregojnë arrogancë, duke ndenjur si kryeministër edhe në sallën e gjyqit. Nervozizmin e tregoi edhe në sallë. Ne rikonfirmojmë që unë dhe Partia Demokratike u qëndrojmë deklaratave tona. Pastaj foli avokati im. Kjo gjë nervozoi Ramën, dhe megjithëse tha se kjo sallë po bëhet si parlament, megjithëse këtë gjë e bën vetëm Rama. Ai madje fyeu avokatin tim dhe trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen.
Çfarë tha?
Nuk ka rëndësi, por ai fyeu palët, gjykatën me këto veprime dhe në fund pavarësisht se kishte deklaruar se do të vinte në çdo seancë tha se nuk do të vijë më në gjyq. E ka zakon të thyejë premtimet. Ju duk turp kjo seancë, se Rama është i lidhur me krimin. Ndoshta e kishte menduar se do të inkriminoheshim. Ka dy arsye pse ka bërë padi. E para kërkon të legjitimojë të inkriminuarit në administratë. Dhe së dyti të vërë nën presion deputetët e opozitës duke i kërcënuar se iu mbyll gojën me rrahje dhe me gjyqe.
Ne pamë që doli në mes të seancës dhe deklaroi se ju i keni kërkuar një pajtim.
Gënjeu sepse unë e pashë dhe e ndoqa. Ai foli gjatë procesit që ishte me mua. E gjitha ishte gënjeshtër. Jo vetëm nuk i kemi kërkuar që të tërhiqet por madje i kemi thënë se nuk do të tërhiqemi ne. Kemi thënë se do të paraqesim provat.
Çfarë provash?
Kemi prova të asaj dite. Deklarata jonë ka qenë reagim i menjëhershëm për ngjarjet e rënda. Provat e tjera dhe akte disa të njohura botërisht, disa të bëra publike nga mediat, dhe fakte të tjera të PD që për ne e vërtetojnë 100% lidhjet e kësaj qeverie me krimin.
Cilat janë provat e njohura botërisht?
Ne nuk themi se kryeministri ka marrë kallashin në dorë. E gjitha kjo vjen nga një rrjedhë logjike e ngjarjes së asaj dite. Personat e implikuar të asaj dite u paraqitën në spital me emra të rremë.
E keni të provuar?
Janë të gjitha të deklaruara dhe të konfirmuara. Sepse gazetarëve iu tha se e keni gabim se nuk ka ngjarje të implikuar Shullazi.
Nga ambientet e spitalit të akuzosh kryeministrin?
Ju lutem se policia e ka një drejtor që është Ministri i brendshëm. Dhe është e ditur botërisht lidhja e Tahirit me Shullazin. Ka edhe një deklaratë të zëvendësdrejtorit të policisë, që e vërteton dhe nuk është hedhur kurrë poshtë. Ose raste të tjera që unë këto i konsideroj si informacione të dhëna publikisht. Ne jemi gazetarë të vjetër, dhe krahas lumit të madh të vërtetave ka edhe pasaktësi. Sigurisht, por as konfliktit me armë, Shullazi qëndroi vetëm 5 minuta. Unë kam paraqitur në media një njeri të pafajshëm, që po zbriste nga autobusi, e morën, e rrahën, dhe pasi e keqtrajtuan e nxorën të pafajshëm. Ndërsa njerëz të përfshirë me konflikte me armë rrinë vetëm 5 minuta.
Thatë sot për tabulatet e kryeministrit. Çfarë prisni?
Shumë lidhje të kryeministrit me banda.
Çfarë bandash?
Kur të dalin do të shihni emra kriminelësh.
Ta prezumojmë se kryeministri ka folur me këta. Po ju nga e dini?
Po të marr një fakt, dhe në përgjimet që kanë bërë përgjimet e huaja, dhe Llon Dollaku përmendet Rama në disa raste. Ky është një rast por shumë të tjerë do të dalin që flet vetë Kryeministri dhe jo më Ministri i tij.
Policia nuk e di sa dhjetëra mijëra policë ka dhe dikush mund të jetë i inkriminuar.
Këtë që iu thashë unë se kanë qëndruar vetëm 5 minuta në polici si e shpjegoni?
Veç këtyre çfarë të dhënash të tjera keni?
Unë nuk mund t’i them të gjitha por ka dy tre raste ku deputetë janë të përfshirë në krim. Së fundmi e bëri ambasada e SHBA.
Kjo s’do të thotë se kryeministri është i inkriminuar
Por do të thotë se ka lidhje.
Në deklaratë thuhet se politika e të gjithë krahëve.
Thuhet për dekriminalizimin. Pavarësisht se ishte anglisht deklaratën e kemi kuptuar të gjithë.
Provat surprizë kur do t’i bëni publike?
Në seancën tjetër. Edhe kërkesat i kemi surprizë. Do të pyesim Ramën.
Do të shfaqni video?
Unë nuk jam Spartak Braho.
Fakti që i kërkoni nuk i keni?
Ka prova që edhe nuk i kemi. Testin e drogës nuk ia bëjmë ne Ramës. Do të ia kërkojmë edhe këtë se ka një akuzë të Dritan Priftit se kryeministri pi kokainë. Të gjitha këto tregojnë lidhje me krimin. Nëse këto ju nuk iu duken prova unë nuk e di çfarë të them. Unë Ramën me kallash nuk e kam.
Në fakt e vetmja foto me kallash është e Arben Imamit.
Në fakt atë e kam sajuar unë dhe këtë ia kam thënë edhe Arben Imamit. Një nga qëllimet e këtij kryeministri është që të mësojë shqiptarët me të keqen. Nëse bien në këtë kurth, që ta marrim si normale, që kriminelët nderohen, deputetët nëpër gjyqe, ky do të jetë fundi ynë.
Flasim për rastin Doshi. Pse kërkuat dorëheqjen e Metës?
Kërkesa jonë eshtë krejt normnale. Nuk i thamë as se je vrasës, por i thamë se ke një akuzë nga një deputet i mazhorancës që ke paguar para për të vrarë dy deputetë. Je kryetar i parlamentit dhe gjëja më normale është të japësh dorëheqjen dhe të vihesh para drejtësisë se me këtë drejtësi që kemi ne një kryeministër, një kryetar parlamenti nuk mund të hetohet. Ju duhet të dënoni këtë sepse po nuk e dënuat do të thotë se kryeministri është i lidhur me krimin dhe unë duhet të jap dorëheqjen. Unë e kam këtë bindje se me statusin që kanë nuk mund të hetohet njeri. Fatkeqësisht për të gjitha ngjarjet që po vijnë, do të thotë se ka implikim sepse nuk mund të mbahet e fshehtë 6 muaj.
I kërkuan zotit Doshi sipas Ministrit Tahiri të bëjë deponim
Jo jo nuk mund të takohet Ministri i Brendshëm me një person që pretendon se e kanë paguar për të vrarë dy deputetë. Ai thotë se u bë hetimi dhe nuk kishte atentat por skenar. Tahiri nuk është asgjë, as aktor, as regjisor as prokurori. Tahiri as nuk duhet ta takonte por tha më ka thënë Kryeministri. Kush je ti që gjykon është apo jo shfaqje. Si ke guximin që merr vendimin. Edhe sikur të ishte banale për të larë veten duhet t’i adresojë tek Prokuroria.
Ai thotë se kam thirrur Drejtorin e Policisë.
As atë nuk ka të drejtë ta bëjë. Ministri duhet të denonconte menjëherë aktin.
Përse sulmoni Ministrin dhe Drejtorin e Policisë kur ata thonë se kemi thirrur Prokurorin e Përgjithshëm?
E gjithë kjo histori e qelbur është e mazhorancës. Është një histori mafiozësh me dëshmitarë që zhduken, iu bëhen atentat, me njerëz që merren peng, ndryshojnë dëshmi, me shokë të ngushtë që ndryshojnë dëshmi. Jemi në një qark mafiozësh. Rama flet për telenovela por është një film horror me personazhë krerët e shtetit. Faktet që këto po përpiqen ta ndalojnë.
Ku e shikoni këtë tendencë?
Po 6 muaj çfarë bënë? Kjo çështje që ishte qesharake pse u bë kaq e rëndë? Ku ishin këta?
Kemi edhe një deklaratë të zotit Berisha që e dinte 3 muaj më parë.
Zoti Berisha çfarë ka dëgjuar e ka thënë në parlament dhe jo kur e tha Tom Doshi.
Përmendi një tjetër autor
Pikërisht, Berisha dinte një histori tjetër, që Shullazi ka kërcënuar Tom Doshin për Saimir Tahirin.
Kur kemi një njeri që kërkojnë ta vrasin
Deri më sot në publik ka dalë çfarë ka thënë Tom Doshi. Çfarë dëgjojmë ne, kjo punë ka dalë edhe nga gazetarët para se ta nxirrte Toma. Edhe ju e keni dëgjuar.
Ju e besoni se është i vërtetë një atentat që merret vesh në tavoliant e kafeneve?
Mua më duket mjaft serioze akuza. Serioze është që kjo çështje dihej prej 6 muajsh, jo se ata donin ta bënin publike, por kush e di se çfarë prishje pazari u ka ndodhur.
Mos është prishje e pazareve të vjetra dhe vendosja e pazareve të reja?
Nuk e di Ben Blushi tha se është prishja e dy miqve të ngushtë për arsye që nuk janë politike
Është folur për një takim të zotit Berisha me Tom Doshin?
Absolutisht asnjë sekondë. Ka pasur vetëm një moment në parlament siç është bërë publike. Edhe i tha Tom Doshi do të më ndihmosh? Nuk bëhet fjalë për Shullazin por për dikë tjetër.
Ju ishit aty?
Po dhe në kontektsin e tij tha nuk është Shullazi dhe do ta bëj publike por ti mos e mbro. Është koka ime dhe nuk dua të ia di për askënd. Më vonë doli gjithë ajo histori. Për mua pak rëndësi ka nëse do të vërtetohet edhe pse e dyshoj.
Pse?
Po është ngritur i gjithë shteti në këmbë. Dëshmitarë që ndryshojnë dëshminë, që merren peng.
Ku kanë deklaruar?
Në video.
Ai në Prokurori ka thënë se jam paguar për të aktruar.
Në video e pamë dhe është pak e vështirë që ai të jetë një actor kaq i mirë. Edhe një psikolog e sheh këtë.
Duket pak ka sens. Po si shpjegohet që Kryeparlamentari kërkon të vrasë një deputet?
Unë nuk marr përsipër të vërtetoj fjalët e Doshit. Kjo është një histori ku janë të përfshirë krerët e shtetit. Tom Doshi është a ii cili bëri 21 janarin, ka paguar miliona euro për Ramën, e vendosi në krye të bandave. Ne pak na intereson se çdo të ndodhë. Por edhe kaq çfarë po ndodh është skandal. Kryetar parlamenti, kryeministër që kërkojnë ta fshehin. Çdo qyetar shqiptar e kupton se çpo ndodh në këtë vend. Pse Saimir Tahiri ndejti 3 ditë për të bërë deklaratën. Ku ishte ky gjithë këtë kohë? Dolën të gjithë dëshmitarët që thonë nuk di gjë.
Deri tani vetëm Berisha dhe Doshi thonë se ekziston një atentat
Absolutisht jo. Por të gjitha këto përpjekje aty të çojnë. I akuzuar thërret Prokurorin në zyrë? Edhe Toto Rina i akuzuar për vrasje ishte. Këtu ka një njeri që thotë se unë jam paguar për të vrarë njerëz. Kush qenka ky idiot që i thotë ministrit jam vrasës me pagesë. Kaq e parëndësishme qenka kjo?
Me Lezhën keni një lidhje më të veçantë. Keni kontakte me deputetin Fufi. Gjatë kësaj kohe iu ka thënë se ka një atentat?
Zoti Fufi e ka bërë të qartë, se asnjë institucion zyrtar nuk e ka njoftuar për këtë ngjarje. Një deputet që qoftë edhe me këtë formën, që atyre iu duket qesharake, del një vrasës me pagesë, dhe as nuk njoftohet zyrtarisht. Dhe jo më të merret në mbrojtje apo të njoftohet deputeti. Zoti Fufi është përmendur nga Ilir Meta dhe ata të dy deputetë janë marrë në mbrojtje, ndërkhoë që nga asnjë institucion zyrtar nuk është njoftuar.
I jeni rikthyer bojkotit?
A patë bojkot? Nëpër komisione nuk mund të vazhdojë puna normalisht, kur dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve pretendohet se ka pasur atentat ndaj tyre. Të paktën të themi ligjërisht kur të mbarojë çështja, Meta mund të thotë se është i pafajshëm.
Pra nuk do të ketë bojkot?
Absolutisht jo.
Çfarë do të ndodhë më 12 mars? A do të jetë paqësore?
Ne kurrë nuk kemi rezlizuar protesta jo paqësore.
Në fakt edhe në 21 janar kundër Metës ishte
Në fakt kjo ishte e bukura. Edhe në 21 janar, në protestë opozita kërkonte jep dorëheqjen dorëzo bllokun. Më 12 mars nuk lidhet thjesht me këtë ngjarje, sepse ka qenë një protestë e parashikuar. Ky popull ka kohë që i ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri. Ne jemi përditë në presionin e qytetarëve që kërkojnë të dalim në protestë, duke filluar edhe nga militantët e PS. Një vend ku janë future në birucat e policisë 38 mijë qytetarë nga arsyet më banale, të mospagimit të faturave të energjisë, futen në burg njerëz që rregullojnë banjot e shtëpisë së tyre, ndërkohë që Koço Kokëdhima ngre kështjellat e tij.
Me leje të PD
Nuk ka qenë leje e PD tamam për aq hapësirë.
Si do të ia impononi dorëheqjen Metës kur nuk keni numrat?
Ne nuk ia imponojmë, le të rrijë me numrat e krimit. Ne nuk kërkojmë vetëm dorëheqjen e Metës por të qeverisë.
Pra e ndryshuat shënjestrën?
Jo këtë kemi kërkuar gjithmonë. Nuk e di çfarë aludohet në media, por se çfarë bën populli është punë e popullit thoshte Rama dikur.
Ju jeni në konktakt të vazhdueshëm me popullin. Deri ku mund të arrijë?
Populli është i mërzitur shumë. Kur i poshtëron, kur i tall duhet edhe të përballesh me ta. Se si atë e dinë qytetarët.
Po përballje të dhunshme?
Në filozofinë e PD nuk ka dhunë.
Po flisni për një revoltë qytetare
Po absolutisht. Populli është i revolutuar. Kjo qeveri duhet të ikë. Nuk e ndryshon dot asgjë, me një drejtësi nën thundrën e Ramës dhe Metës. E vetmja mënyrë është protesta popullore.
Mund të largohet qeveria me një formë të tillë me revolt në rrugë?
Qeveria largohet me votë. I ndryshon vota popullore.
Kjo protest synon zgjedhje të parakohshme?
Ne e kemi kërkuar tashmë që me këtë mazhorancë nuk mund të shkohet askund. Këtë e kërkojnë qytetarët. Kur ne shohim që po shkojmë drejt një humnere nuk kemi zgjidhje tjetër.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)