Paloka: Prokuroria ka përgjime
të Dakos, Rama mbrojtje politike 

Paloka: Prokuroria ka përgjime<br />të Dakos, Rama mbrojtje politike <br>
Deputeti i PD, Edi Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama se po i jep mbrojtje politike kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ashtu si në rastin e Tahirit. Paloka akuzon se kryebashkiakun e Durrësit se është regjistruar gjatë zgjedhjeve duke u premtuar tendera kriminelëve në këmbim të blerjes së votave.

Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve duke u premtuar tendera kriminelëve në këmbim të blerjes së votave. Rama dhe Dako nuk japin asnjë shpjegim, qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin edhe prokurorinë dhe drejtësinë, që Dako të ndjehet i paprekshëm.

Rama po i jep mbrojtje politike Dakos, ashtu sikur edhe Tahirit. Me Ramën lidhet krimi përmes Tahirit, Dakos, Sejdinit. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit” deklaroi ai. 

Basha u shpreh dje se Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave. Në një dalje për mediat, kreu i PD theksoi se Dako është kapur gafil nga Shërbimet Inteligjente, duke bërë pazare me telefon, ku sipas tij, iu ofronte i kriminelëve tendera në këmbim të votës.

Deklarata e Palokës
Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj - në Durrës, Elbasan, Tiranë.

Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin”.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë.

Marrja nën kontroll  e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën.    

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari