Tapë në Kuvend? Paloka: Krijuan histori për të dehur se i dhamë përgjigjen Ramës! Gati të bëjmë testet bashkë me kryeministrin

Tapë në Kuvend? Paloka: Krijuan histori për të dehur se i dhamë përgjigjen Ramës! Gati të bëjmë testet bashkë me kryeministrin

1667128107_30QERSHORPDPALOKAORA0930frame51421024x576.jpg

Deputeti Edi Paloka ka reaguar pasi PS kërkoi përjashtimin e tij dhe të Bujar Leskajt për 10 ditë.  Paloka hedh poshtë pretendimin se kishin konsumuar pije alkoolike dhe ishin të dehur në Kuvend.

Paloka thotë se përdorën justifikim qesharak pasi i kthyen përgjigje kryueministrit të cilin e quajnë ‘palaco’.  Deputeti demoKrat shton se është i gatshëm të bëjnë teste por me kushtin që Rama të bëjë atë të drogës.

Duke iu referuar debatit të djeshëm, Paloka thotë se nuk është marrë asnjë masë ndaj Ramës që përdori gjuhë fyese, ndërsa sot kërkohet përjashtimi i deputetëve demokrat për fyerje.

“E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance. Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe:

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte. Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!” – shkruan Paloka.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? PS: Të përjashtohen! Rama: 2 të pirë shanë me libër shtëpie! Deputeti i PD: Të bëjmë testin bashkë me kryeministrin


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë