VIDEO/ Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? PS: Të përjashtohen! Rama: 2 të pirë shanë me libër shtëpie! Deputeti i PD: Të bëjmë testin bashkë me kryeministrin

Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10-ditor nga Kuvendi për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Sipas Partisë Socialiste kjo masë kërkohet për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

Kryeministri Edi Rama i cilëson si 2 të dehur që shanë me libër shtëpie por ironizon duke shtuar se nuk bërtitën ‘Shtëpia në rrezik’ pasi harruan tekstin prej alkoolit. Sa i përket seancës maratonë për Buxhetin 2023, Rama thotë se opozita që i cilëson (3 parti bedelësh) nuk pranoi as inflacionin e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe as pranuan financimin rus.

“3 parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!", shkroi Rama.

Ndërsa Edi Paloka sfidon kryeministrin Edi Rama që të bëjnë testin të dyja palët por me kushtin që kreu i qeverisë të bëjë atë të drogës. Deputeti demokrat e quan kryeministrit “palaço” dhe pretendon se masa e kërkuar nga grupi parlamentar i PS vjen pasi i dhanë përgjigjen e merituar Ramës gjatë një momenti kur seanca ishte ndërprerë.

Ndër të tjera, kujton debatin e ditës së djeshme duke thënë se nuk u dha asnjë vërejtje për kreun e qeverisë për fyerjen që id ha deputetëve të opozitës. Duke kujtuar protestën e 12 nëntorit, Paloka shkruan se është dita kur duhet të reagojnë ndaj Ramës.

Kërkesa e PS drejtuar Kuvendit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Buxheti 2023/ Rama: Pas 28 orësh, opozita s’pranoi që ka luftë! Seanca u mbyll me të dehurit që shanë me libër shtëpie

1668003174_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për seancën plenare dhe diskutimet për Buxhetin 2023 duke thënë se opozita nuk pranoi krizën e shkaktuar nga lufta apo financimin rus. Ndërsa për përplasjen me Edi Palokën dhe Bujar Leskajn thotë se ishin të dehur dhe përdorën fjalor fyes në Kuvend.

"Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!", shkroi Rama.

Ora 15:46
Tapë në Kuvend? Paloka: Krijuan histori për të dehur se i dhamë përgjigjen Ramës! Gati të bëjmë testet bashkë me kryeministrin

1667128107_30QERSHORPDPALOKAORA0930frame51421024x576.jpg

Deputeti Edi Paloka ka reaguar pasi PS kërkoi përjashtimin e tij dhe të Bujar Leskajt për 10 ditë.  Paloka hedh poshtë pretendimin se kishin konsumuar pije alkoolike dhe ishin të dehur në Kuvend.

Paloka thotë se përdorën justifikim qesharak pasi i kthyen përgjigje kryueministrit të cilin e quajnë ‘palaco’.  Deputeti demoKrat shton se është i gatshëm të bëjnë teste por me kushtin që Rama të bëjë atë të drogës.

Duke iu referuar debatit të djeshëm, Paloka thotë se nuk është marrë asnjë masë ndaj Ramës që përdori gjuhë fyese, ndërsa sot kërkohet përjashtimi i deputetëve demokrat për fyerje.

“E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance. Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe:

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte. Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!” – shkruan Paloka.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotiri: 11/11/2022 01:37

    O drejtesi po ka shtet po ka spak po mbani si deputet Bujare maskarain po pyeteni nje here ku i gjeti leket qe bene hotel bene pallate tek akademia ne vlore po pyetani nje here sa vrasje ka urdhru po pyeteni o zoti kryeminister sa gjoba vinte kur ishte tek kontrolli i shtetit po me bene qimen ce lith po me vrasesit ne vlore ce lith tur tu vi qe mbani njeres te till

    Përgjigju
  • sali: 10/11/2022 18:56

    bujar legeni u be ky lo*ia qe ne vend te terheqi vemendjen me menyren e te folurit e ben me veprime delenxhiu dhe pjaneci, partia qe duam njerzit qe meritojme dhe demokratet qe na perkasin,,,turp dhe mjere ne qe presim te fitojme zgjedhjet me keta rrugace

    Përgjigju
  • O tiku: 10/11/2022 16:57

    Nje qe dhuron gjak i del direkt qe pi droge por ti je b*le i qenit non grata e keshtu te takon te flasesh se te shperblen me byrek dhe te ve ne gjum me perralla kunder komunistave

    Përgjigju
  • Nada: 10/11/2022 15:40

    Uaaa sa keq ????????????????????

    Përgjigju
  • Liku: 10/11/2022 14:40

    Bujari nuk pi raki vetem i ngre gotat me dollibash

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 10/11/2022 20:45

      Pse?

    • tIKU: 10/11/2022 14:57

      PO RAMA DO PERJASHTOHET AI PI DROGE ME SPIROPALLEN!./..

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?