Programi i qeverisë “Rama 2” ka marrë bekimin deputetëve, pas një sage të gjatë debatesh, që vijuan përgjatë gjithë ditës së djeshme, duke marrë fund në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Parlamenti ka miratuar me 78 vota pro programin politik të kabinetit të ri qeveritar “Rama 2”, në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm. 

Menjëherë pas miratimit të programit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, e ka cilësuar qeverinë e re të sapokrijuar, qeveria e errësirës.

Në faqen zyrtare në “Facebook”, Paloka shkruan se edhe votëbesimin e kërkoi në errësirën e natës në një Parlament të ngrysur me fytyra si Gramoz Ruçi.

“Qeveria e erresires...Edhe votbesimin e kerkoi ne erresiren e nates ne nje Parlament te ngrysur si fytyra e Gramoz Rucit”, shkruan Paloka. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com