Paloka: Tahiri nëpërmjet Habilajve
trafikonte drogë, e fakton Tims

Paloka: Tahiri nëpërmjet Habilajve<br />trafikonte drogë, e fakton Tims
“Sistemi Tims tregon se Ministri Tahiri nëpërmjet kushërinjëve të tij Habilajve fakton trafikun e drogës”-kështu është shprehur mesditën e kësaj të djele kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka në një dalje për mediat

"AA003GB ështe bërë simboli i qeverisë.Ministri i brendshëm jo thjesht u ka dhënë makinën dhe imunitetin njerëzve të tij, bandës së habilajve, por ka dashur tu thotë policëve, hetuesve, dhe agjensive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime e drogës, qëndroni larg.Ja ku e keni dhe një herë sistemin tims, që tregon se habilajt kanë bërë disa rrugë me makinën e ministrit. Dhe më saktë, tahiri i ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përmes habilajve.

"Kur më në fund, Saimiri e pranoi se nuk kishte nga t’ia mbante, shqiptarët e panë vetë provën e gjallë, ai pranoi edhe një krim tjetër. Që ka shkelur ligjin, duke mos e deklaruar shitjen e makinës. Krim për të cilin qindra e mijëra tregtarë të vegjël që ushqejnë familjen me biznesin modest, po marrin gjoba, po mbyllin dyqanet, po provojnë kërbaçin e qeverisë, dhe po shkojnë dhe në burg
"- tha Paloka

PD vazhdon akuzat ndaj ministrit Tahiri lidhur me makinën duke theksuar se ai mashtroi dhe pranoi se ka shkelur ligjin duke mos deklaruar shitjen e makinës
 
“Njeriu i ngarkuar me ligj, ai që paguhet për të zbatuar ligjin, për të siguruar rendin, për të luftuar trafiqet, ky njeri shkel ligjin, bën deklarim të rremë, kryen trafik droge me makinën e tij.Ky akt i fundosjes së plotë të shtetit dhe çdo norme në vend ka mbjellë një revoltë të pamatë tek qytetarët. Çdokush po sheh e po përjeton çdo ditë paligjshmërinë e qeverisë, arrogancën e saj, por ministri i Ramës ka prekur pikën e vlimit.Shqiptarët që po dhunohen për një kupon, shohin se kanë në krye një ministër që noton në krim.”
- u shpreh Paloka

Ja deklarata e plotë e Edi Palokës

AA003GB ështe bërë simboli i qeverisë.

Ministri i brendshëm jo thjesht u ka dhënë makinën dhe imunitetin njerëzve të tij, bandës së habilajve, por ka dashur tu thotë policëve, hetuesve, dhe agjensive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime e drogës, qëndroni larg.

Ja ku e keni dhe një herë sistemin tims, që tregon se habilajt kanë bërë disa rrugë me makinën e ministrit. Dhe më saktë, tahiri i ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përmes habilajve.

Kur më në fund, Saimiri e pranoi se nuk kishte nga t’ia mbante, shqiptarët e panë vetë provën e gjallë, ai pranoi edhe një krim tjetër. Që ka shkelur ligjin, duke mos e deklaruar shitjen e makinës. Krim për të cilin qindra e mijëra tregtarë të vegjël që ushqejnë familjen me biznesin modest, po marrin gjoba, po mbyllin dyqanet, po provojnë kërbaçin e qeverisë, dhe po shkojnë dhe në burg.

Po Saimirit të ramës i lejohet. Ai ska pse deklaron. Ai punon në të zezë. Po derisa i lejohet të bëjë trafik droge me makinën e tij, pse mos ti lejohet të fshehë pasurinë. Ky është pohimi i ministrit, krimi i tij i vogël në perpjekje për të fshehur krimin e madh.  Në fakt, tahiri bën dhe një krim tjetër, sepse mashtron, jep deklarim të rremë. Makina ështe e tija, ai është pronari i linjës AA003GB.

Njeriu i ngarkuar me ligj, ai që paguhet për të zbatuar ligjin, për të siguruar rendin, për të luftuar trafiqet, ky njeri shkel ligjin, bën deklarim të rremë, kryen trafik droge me makinën e tij.

Ky akt i fundosjes së plotë të shtetit dhe çdo norme në vend ka mbjellë një revoltë të pamatë tek qytetarët. Çdokush po sheh e po përjeton çdo ditë paligjshmërinë e qeverisë, arrogancën e saj, por ministri i Ramës ka prekur pikën e vlimit.

Shqiptarët që po dhunohen për një kupon, shohin se kanë në krye një ministër që noton në krim.

Mbarë opinioni, mbarë qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë të neveritur, janë të fyer, të shkelur me këmbë, kanë ngritur kokën dhe smund të lejojnë të kenë një ministër të brendshëm të zhytur në krime mbi krime.

Por dikush, një njeri i vetëm është krenar për këto bëma të tahirit. Ky është kryeministri Edi Rama.

Edhe këtë radhe ai nuk ka zgjedhur qytetarët, nuk ka zgjedhur ligjin, nuk ka zgjedhur luftën ndaj të keqes. Por ka zgjedhur krimin, antiligjin, ka zgjedhur të dale kundër qytetarëve e të mbrojë sërish ministrin simbol të drogës, fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë. Qytetarët janë të thirrur tashmë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Do ta lejojnë krimin që bën krenar Ramën të sundojë, apo do të vendosin drejtësinë, ligjshmërinë, rendin, në këtë vend. Zgjedhja nuk ka qënë asnjëherë më e lehtë.

levizjet tims makina tahirit

levizjet tims makina tahirit

levizjet tims makina tahirit

levizjet tims makina tahirit

levizjet tims makina tahirit


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë