Deputeti i PD-së, Edi Paloka me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur takimin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer.

Paloka në statusin e tij, ka bërë të ditur edhe temën e bisedës, atë të vettingut në politikë.

Sipas Palokës, Mayer u shpreh se vettingu në politikë është shumë i rëndësishëm dhe vetëm kështu merr kuptim vetting në organet e drejtësisë.

Vettingu në politikë shumë i rëndësishëm. Kështu merr kuptim dhe vettingu në organet e drejtësisë.

Stephan Mayer

Në takimin mes tyre, ka qënë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.