TIRANE - Deputeti i partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se me reformën territoriale të qeverisë, e djathta nuk do të shkojë në zgjedhje vitin e ardhshëm. Sipas Palokës, reforma është e njëanshme, pavarësisht se e djathta po e jep alternativën e saj për reformën.

“Kërkohet vetëm vullnet nga mazhoranca për të bërë një reformë të rëndësishme, ashtu siç duhet bërë dhe në bazë të Kushtetutës dhe kërkesave të Kushtetutës. E përsëris edhe njëherë, nëse nuk do bëhet kjo rrezikojmë që në Shqipëri të mos kemi zgjedhje”, -tha Paloka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)