Paloka: U përdor kulaçi e kërbaçi,
por ndjehem mirë që fitoi Duka

Paloka: U përdor kulaçi e kërbaçi,<br />por ndjehem mirë që fitoi Duka<br>
Deputeti i PD, Edi Paloka pas zgjedhjes së Dukës President, ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai akuzon se “Deputetë, ministra dhe personazhe të botës së krimit u përdorën që Rama ta merrte dhe këtë institucion. Kulaçi dhe kërbaçi u përdorën edhe ndaj të zgjedhurve vendore të PD, imagjinoni cfarë ka ndodhur me delegatet qe nuk kane pasur profil politik.

Guri i fundit drejtësia e kapur? Unë nuk mund ta fsheh që ndjehem mirë sot jo vetëm për fitoren e Dukës (të cilit i uroj suksese), po sidomos për humbjen e Ramës”. Paloka thotë se “pasi dëgjova kandidatin e Ramës të deklaronte sot se do të ankimonte votimin sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund të heshtja me për disa të vërteta” thotë ai.

STATUSI I EDI PALOKES
Nuk kam dashur te futem ne diskutimet per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit. Fakti qe Rama futi hundet dhe tek futbolli, ishte i mjaftueshem per te na bere pale; si qytetare, si tifoze po sigurisht dhe si demokrate. Megjithate pervec denoncimit publik se nepermjet Finos, Rama kerkonte te kapte dhe kete institucion, nuk pati qendrime te tjera te politikes opozitare.

Por, pasi degjova kandidatin e Rames te deklaronte sot se do te ankimonte votimin sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund te heshtja me per disa te verteta. Sikur te kishin lidhje vetem me zgjedhjet per Federaten , mbase prape do te heshtja, po per fat te keq , nuk eshte vetem aq.

Fushata per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit ishte nje kopje e asaj qe ndodhi me zgjedhjet parlamentare te 2017.

Deputete , ministra dhe personazhe te botes se krimit u perdoren qe Rama ta merrte dhe kete institucion. Kulaci dhe kerbaci u perdoren edhe ndaj te zgjedhurve vendore te PD, imagjinoni cfare ka ndodhur me delegatet qe nuk kane patur profil politik. Personazhe te botes se krimit jane perdorur per te kercenuar edhe fizikisht delegate dhe njesoj si ne zgjedhjet parlamentare, kur nuk kane garantuar voten per Ramen, jane kercenuar te mos dalin nga shtepia diten qe votohet.

E cfare eshte me e renda ,e qe tregon se kete vend e drejton mafia me kostum qeveritar, eshte jo shkalla e bashkepunimit qe kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze qe perdorin per te vene ne sherbim te tyre krimin. Pervec joshjes , jane te shumta rastet qe vertetojne se vete bota e krimit shantazhohet nga qeveritaret me problemet qe ata kane me ligjin duke ju kerkuar sherbim ne kembim te “lirise”. Te gjitha keto metoda tipike per mafien dhe Sigurimin e Shtetit, u perdoren ne zgjedhjet parlamentare dhe u tentuan njesoj edhe me zgjedhjet per Federaten, kurse kandidati i Rames ka guximin edhe te deklaroje se do te ankimohet.

Guri i fundit drejtesia e kapur? Une nuk mund ta fsheh qe ndjehem mire sot jo vetem per fitoren e Dukes( te cilit i uroj suksese ) , po sidomos per humbjen e Rames.

Jam i gezuar se shoh qe ka ende njerez me dinjitet dhe kurajo civile ne kete vend , qe nuk tremben dhe nuk joshen por respektojne ne rradhe te pare veten . Jam i bindur qe me kurajo e dinjitet , shqiptaret shume shpejt do te cojne dhe Ramen nga kryeministria ne ps.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!