Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetje shefes për politikën e jashtme të BE-së Federica Mogherini pas deklaratave të bëra sot në konferencë me kryeministrin Edi Rama.
Paloka pyet Mogherinin nëse ka një rast në BE që qeveria të ketë asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe Kushtetues. Ai thekson se Shqipëria do të shkojë në Europë kur të largojë Edi Ramën.
"Shqipëria do të shkojë në Europë pasi të largoje Edi Ramën.
Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë?
A ka sot një rast në BE që një qeveri me veprimet e saj të ketë asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë?
Në cilin vend të BE, ministra dhe funksionarë të lartë politikë kapen në përgjime me drejtues organizatash kriminale duke shit-blerë vota dhe më e pakta nuk hetohen?
A ka ndonjë vend në BE që prokuroria bën gjithçka për të prishur provat e shitblerjes së votave ku janë implikuar ministra, deputetë, kryetarë bashkish?
Në cilin vend BE ka toleruar e ca më keq, mbështet shit-blerjen e votës deri më sot?
Në cilin vend të BE një ministër është në hetim si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës dhe qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen?
Në cilin vend të BE një person me vëllain e dënuar për trafik droge dhe aktiv në trafikun e drogës bëhet ministër i brendshëm dhe në vend që të hetohet trafiku i drogës ndiqen penalisht denoncuesit?
Në cilin vend të BE qeveria kërkon të vjedhë 40 milionë euro në 2 km rrugë me kompani fantazmë e duke dhunuar banorët që u prishën shtëpinë ndërkohë që drejtësia hesht?
A ka një vend anëtar të BE ku partia qeverisëse ka futur në parlament dhe qeverisje; trafikantë femrash, trafikantë droge, vrasës, përdhunues, hajdut ordiner e të korruptuar?
A ka ndonjë vend të BE që i pranon këto standarde?! Natyrisht që JO.
Prandaj Edi Ramës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit.
E ardhmja e Shqipërisë është në Europë por me Edi Ramën kjo ditë bëhet gjithnjë e më e largët.
Asgjë dhe askush nuk e mbron dot me pushtetin e tij, as me para droge e korrupsioni, as me presione destabiliteti. Kjo kohë ka marrë fund dhe këtë e dëshmoi mëse qartazi dhe Samiti i Berlinit.
Shqipëria do të hapë negociatat; kur të garantojë zgjedhje të lira; kur të ndajë politikën nga krimi; kur të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin.
E kjo do të bëhet, duke nisur me largimin e Edi Ramës", u shkruan Paloka.
O vemi o svemi.... me sqepar te hapsha varrin...o tu mbyllte e loqke Paloqke
Përgjigju