PAMECA kritika Prokurorisë
për përgjimet,Roshin e Shullazin

PAMECA kritika Prokurorisë<br />për përgjimet,Roshin e Shullazin
Misioni i ndihmës Policore të Bashkimit Europian, për Policinë e Shtetit, PAMECA 4, ka kritikuar organin e prokurorisë, për hetimet e së paku 5 dosjeve të rëndësishme gjatë këtij viti. Kritikat janë adresuar në hetimin e pajisjes IMSI Catcher dhe kreun e Policisë, Haki Çako, si dhe dosjes së Emiliano Shullazit, Arben Frrokut (i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt) si dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. 

Dosja IMSI Catcher dhe Çako 
Sipas një raporti të hartuar nga PAMECA, janë vënë re shkelje në hetimet e dosjes për IMSI Catcher. Për këtë hetim gjykata pezulloi kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, dhe dy vartësve të tij në Drejtorinë e Forcave Operacionale. Në raport theksohet se hetimet ishin bazuar thjesht mbi dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në Polici. Po ashtu nuk kishte asnjë të dhënë se pajisja IMSI Catcher, ishte në gjendje të kryente përgjime. Në të njëjtin raport misioni i PAMECA-s, thotë se, vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive apo ato në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi do të kishte mungesë burimesh njerëzore dhe drejtuesit e saj prekeshin direkt nga “arresti i shtëpisë”, i dhënë nga Gjykata. Raporti thekson se hetimi ndaj Emiliano Shullazit, i identifikuar në raport me inicialet E. SH, nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret. Ndërkaq faktet janë përshkuar të vakëta, pa ndonjë ndonjë referencë kohore. Raporti thekson fort edhe mungesën e referencave për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar. 

Dosja e Elvis Rroshit 
Një rast tjetër i përmendur në nga Misioni Europian Policor në Shqipëri, është edhe ajo e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ai u arrestua urdhër të prokurorisë, por më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata. Sipas ligjit të Dekriminalizimit, i Rroshi, nuk kishte dhënë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera. PAMECA vëren se vendimi i parë i arrestit për Roshin, nuk ishte plotësisht e arsyetuar. Kjo hidhte dyshime si një vendim tendencioz. 

Dosja Frroku
Ndërkaq dosja e fundit tejet e diskutuar që përmendet në raport, është ajo e Arben Frrokut, i dënuar tashmë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. u u arresta me 6 mars 2016 në aeroportin e Schiphol, në me një pasaportë fallco Greke. Gjykata e krimeve të Rënda e liroi nga akuzat e vrasjes së Lamajt dhe ai u lirua, ndërsa vendimi u ankimua. Me 18 Qershor të 2015, u u largua nga Shqipëria, drejt Malit të Zi, nga Muriqani. Ai nuk u rregjistrua në sistemin TIMS për shkak të një problemi teknik në pikën kufitare të sipërpërmendur. Nuk kishte asnjë mundësi që Prokuroria të kërkonte masën e sigurisë si “ndalimi i daljes jashtë shteti” që parashikohet nga Neni 233 I KPP Shqiptar. Ai u arrestua nga policia holandeze, por se për shkak të mungesës së interesit të mbajtjes së tij në këtë vend, ai mund të ekstradohet në drejtim të vendi tonë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)